Ballkani fitoi sot 3-4 me Sivasspor në transfertë, për ndeshjen e tretë në Conference League. Katër pikët në grup bëjnë që skuadra e Ilir Dajës të shkruajë historinë me fitoren e parë në Conference League për një skuadër nga Kosova. Pas ndeshjes, entuziazmi te Ballkani ka qenë në kulm, me trajnerin Daja që ia dedikon gjithë Kosovës.
“Futbollistët e Ballkanit ia dedikojnë gjithë Kosovës dhe ngritjes së futbollit në Kosovë këtë fitore. Këta djem kanë personalitet, karakter. Megjithëse kishim gjithë ato mungesa, lojtarët që u futën e vazhduan atë përpjekje që bënë lojtarët e formacionit. Të mungojë kapiteni, Gripshi, Astrit Thaqi, Bekteshi dhe Leo Abazi nuk është e lehtë, por i përballuam.
Ajo që do të veçoja është që kemi prodhuar lojë dhe kemi pasur shumë situata para portës. Nëse do ishim më cinikë, do ta mbyllnim ndeshjen më herët. Lojtarët kanë fituar përvojë në një nivel tjetër. Ekipet janë të forta dhe kanë përvojë. Kur ke besim te vetja dhe djemtë tanë kanë besim te vetja dhe respektin ndaj vetes, atëherë kjo gjë është shumë e mirë. Karakterin sportiv këta djem e kanë në nivelin optimal.
Sigurisht do të kishim tjetër mbështetje sikur të ishim ‘Xhebrailat’. Shpresoj që në ndeshjen e radhës të kemi përkrahjen e gjithë Kosovës. Këta djem sonte nuk kanë përfaqësuar vetëm qytetin e mrekullueshëm të Suharekës, por gjithë Kosovën”, përfundoi Daja. Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e katër pikëve pas tre ndeshjeve, duke ndarë kreun me Sivasspor dhe Slavia Praga, ndërsa çekët kanë një ndeshje më pak.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.2%
-
Të gabuar
3.9%
-
S'më intereson
9.9%
Vota total: 951
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ FK Ballkani kampion i Kosovës për herë të tretë radhazi, Ilir Daja shkruan historinë në futboll
18 Maj, 16:58
-
E shndërroi në skuadrën më të suksesshme në trevat shqiptare, Ilir Daja rinovon kontratën me ‘Ballkani FC’
26 Shkurt, 17:04
-
Kosovë/ Ballkani i Dajës në krizë, Drita e mund dhe hap garën për kreun! Malisheva tërbon Prishtinën
21 Shkurt, 17:02
-
Ilir Daja 'shopping' te Dinamo dhe Partizani, Ballkani akord 100 mijë eurosh me fantazistin
30 Janar, 10:05
-
Nga Daja te ish-futbollistët e Superligës, ndahen çmimet e më të mirëve në Kosovë! Nderohet edhe Duka
25 Dhjetor 2023, 11:09
-
Ilir Daja shpallet trajneri i vitit në Kosovë
24 Dhjetor 2023, 19:59
-
Ballkani shembull për klubet në Shqipëri, kampionët fituan 8.3 milionë euro nga UEFA
22 Dhjetor 2023, 15:56
-
Eliminimi nga Europa, Ilir Daja: S'më vjen keq, kemi bërë një rrugëtim të mirë
15 Dhjetor 2023, 09:55
-
Në Kroaci Ballkanit i vlen vetëm fitorja, Daja: Dinamo Zagreb shumë e fortë, por s'dorëzohemi
14 Dhjetor 2023, 12:05
-
Luhen fatet e kualifikimit në Zagreb, Ilir Daja: Nuk kemi ç'humbasim, japim gjithçka në fushë
13 Dhjetor 2023, 19:41
-
Ilir Daja rikthehet në Tiranë para CL: Ballkani me mungesa, kemi nevojë për tifozët nga Shqipëria
29 Nëntor 2023, 16:25
-
Conference League/ UEFA sjell kampionët e Kosovës në Tiranë, Ballkani - Viktoria Plzen zhvillohet në "Air Albania"
24 Nëntor 2023, 17:14