Monaco fitoi të enjten 2-1 kundër Barcelonës në turin e parë të Champions League. Tri pikë skuadrës nga Principata ia dha talenti nigerian George Ilenikhena. 18-vjeçari u fut në pjesën e dytë dhe ia doli të mposhtë Ter Stegen.
George Ilenikhena është bërë kështu golashënuesi më i ri në histori të Monacos në garën elitare evropiane të klubeve.
Por, goli i tij nuk është thjesht goli i fitores. Duke shënuar kundër Barçës, Ilenikhena theu një rekord të vendosur nga Kylian Mbappe te Monaco në vitin 2017, kur ai shënoi kundër Manchester City, për t’u bërë golashënuesi më i ri i Monacos në Ligën e Kampionëve.
Mbappe ishte 18 vjeç e 63 ditë kur vendosi rekordin te Monaco, ndërsa Ilenikhena është një muaj më i ri sesa francezi kur shënoi golin e parë. Ilenikhena u emërua më vonë lojtari i ndeshjes duke marrë çmimin ‘MVP’.
George Ilenikhena
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
68%
-
Të gabuar
27.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2986
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I 'kaloi' vdekjes pranë, historia motivuese e kapitenit të Spartës së Pragës që shkroi historinë në Champions League
20 Shtator, 14:16
-
Berat Gjimshiti titullar në Champions League kundër Arsenalit, nota për kapitenin e Kombëtares
20 Shtator, 10:35
-
Humbja në Champions League, Flick i Barcelonës: Monaco e meritoi, kemi edhe shtatë ndeshje
20 Shtator, 10:01
-
Champions League/ Barcelona turpërohet, Monaco e mposht 2-1! Raya bën heroin, Atalanta 0-0 Arsenal! Tri pikë për Leverkusen e Atl. Madrid
19 Shtator, 22:57
-
Turpërimi 9-2 në Champions League, Dinamo Zagreb shkarkon trajnerin
19 Shtator, 17:25
-
VIDEO/ PSG fitoi me golin në limite, gabimi i pabesueshëm nga portieri i Gironas
19 Shtator, 15:31
-
Championsi i ri/ Sonte 6 ndeshjet e fundit të xhiros së parë, spikat Atalanta e Gjimshitit kundër Arsenal! Në fushë edhe Barcelona
19 Shtator, 11:07
-
CHL/ Man. City paqe me Interin, 0-0 në Angli! Qazim Laçi shënon supergol në debutim, tri pikë për Dortmund e Celtic! PSG fiton në limite
18 Shtator, 22:55
-
Rekordi më negativ, Dinamo e Zagrebit bëhet skuadra e parë në historinë e Champions League që pëson nëntë gola
18 Shtator, 21:46
-
VIDEO/ Qazim Laçi shënon në Champions League, mesfushori i Kombëtares me një lëvizje 'shtrin' tre kundërshtarët
18 Shtator, 20:09
-
Tri pikë me vuajtje në Champions, Mbappe: Kundërshtari i fortë, tani mendjen në La Liga
18 Shtator, 18:44
-
Champions, sonte rikthehet finalja e 2023 City-Inter! Guardiola: Zikaltërit të denjë për trofeun
18 Shtator, 10:31