Pas fitores më Kaljarin 2-0 në shtëpi, administratori i Milanit, Adriani Galiani ka marrë frymë lirisht pas shumë rezultateve negative në Serinë A. Galiani në fund nuk i ka kursyer elozhet për protagonistin kryesor të ndeshjes, El Shaurain dhe dyshen drejtuese Allegri - Tasoti.

" Më në fund u rikthyem te fitorja, që na mungonte prej disa javësh. Tashmë jemi më të qetë, ndeshja me Kaljarin ka qenë shumë e mirë. Ekipi po fillon të funksionojë duke treguar shpirt gare në fushë. Një meritë të vecantë për fitoren ka padyshim autori i dy golave të mrekullueshëm, El Shaurai, për të cilin kemi investuar dhe tani po marrim shpërblimin. Teksa vraponte në fushë më ngjasonte me Eto'o-në" shprehet Galiani.

Në fund administratori nuk harron dyshen drejtuese "Allegri dhe Tassoti janë përballur me shumë presion ndeshjet e fundit, por nuk duhet mohuar puna që kanë bërë. Kemi dy trajnerë të mëdhenj dhe futbollistë cilësorë që mund të kthejmë faqen e rezultateve" përfundon Galiani.

(d.b/shqiptarja.com)