Fitorja me Moldavinë, Duka: Jemi në grup të fortë! Do të luftojmë deri në fund

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh i kënaqur me fitoren e kombëtares mbrëmjen e sotme përballë Moldavisë. Ai deklaroi se Shqipëria do të luftojë deri në fund për kualifikimin. "I kënaqur patjetër, cdo ndeshje është shumë e rëndësishme.

Jam i kënaqur me këtë lojë dhe këtë rezultat. Sot kishim edhe lojën edhe rezultatin. E vetmja vërejtje që më kanë bërë për trajnerin Reja kur e vendosa ishte se ishte 73-vjeç, kurse për të tjerat nuk besoj se ka nevojë për notën time, pasi është një trajner shumë i mirë.

Jemi në një grup ku cdo gjë mund të ndodhë. Eshtë grup i fortë deri në fund. Nuk mund të themi se jemi skuadra më e mirë e grupit. Ne do të luftojmë deri në fund"tha ai. Me këtë fitore Shqipëria mban vendin e 4-t me 6 pikë ndërkohë që 3 skuadrat sipër saj Franca, Turqia dhe Islanda janë me 9 pikë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie