Shqipëria arriti që të fitonte përballë një ekipi modest por problematik si Moldavia me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan Arena në një atmosferë të vakët, pasi interesi ishte i vogël nga tifozët. Golat e sfidës u shënua nga bomberi Sokol Cikalleshi në të 65', që mori një asist perfekt nga Roshi ndërsa në minutën e 93 Ylber Ramadani shënoi një supergol nga jashtë zonës duke vulosur triumfin e parë të trajnerit të ri Reja. Me këtë fitore Shqipëria mban vendin e 4-t me 6 pikë ndërkohë që 3 skuadrat sipër saj Franca, Turqia dhe Islanda janë me 9 pikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Vizitori special që ndoqi kombëtaren në Elbasan


Granit Xhaka ndoqi nga afër ndeshjen Shqipëri-Moldavi, së bashku me të atin Ragip Xhaka në stadiumin 'Elbasan Arena' mbrëmjen e sotme që u fitua nga kuqezinjtë 2-0.

Ora 22:34
Godet fuqishëm Ramadani, Shqipëria vulos fitoren përballë Moldavisë

Shqipëria vulos fitoren përballë Moldavisë, pasi shënoi golin e dytë të ndeshjes me një super gjuajtje nga jashtë zone me autor Ylber Ramadanin.


Shqipëria vulos fitoren përballë Moldavisë, pasi shënoi golin e dytë të ndeshjes me një super gjuajtje nga jashtë zone me autor Ylber Ramadanin.

Ora 22:18
'Rama ik' në 'Elbasan Arena'


Gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Moldavisë që po luhet në stadiumin “Elbasan Arena” disa tifozë kanë shpalosur një banderolë me flamurin kuqezi ku shkruhej “Rama ik”, ndërsa ndërhyri siguria duke e hequr.

Ora 22:09
Shënon Cikalleshi, Shqipëria kalon në avantazh kundër Moldavisë


Shqipëria ka kaluar në avantazh kundër Moldavisë pas golit të shënuar nga Sokol Cikalleshi në minutën e 65. Pas një kombinimi fantastik në zonën moldave, sulmuesi kuqezi arriti që të dërgonte topin në rrjetë duke ngritur stadiumin në peshë.

Ora 21:11
Shqipëria mposht Moldavinë dhe ndjek ëndrrën për në ‘Euro 2020’