Fitorja e ekipit kombëtar me rezultatin 3 - 1 me Qipron në ndeshjen e parë për kualifikueset e kampionatit botëror Brazil 2014 ka gëzuar pa masa të gjithë tifozët kuqezi, të cilët kanë festuar deri në orët e vona të mëngjesit. Festa e nisur në stadiumin "Qemal Stafa" është zhvendosur në rrugët e kryeqytetit me thirrje dhe brohohoritje dhe valivtjen e simboleve kuqezi për rezultatin mjaft pozitiv. Ndeshjen e kanë ndjekur me interes maksimal një numër i konsiderueshëm tifozësh nga vendi, por edhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Pas përfundimit të ndeshjes kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit Lorik Cana, i cili realizoi një ndeshje perfekte duke qënë i pakalueshëm në prapavijë është shprehur i gëzuar për nisjen me këmbë të mbarë të eleminatoreve duke vlerësuar grupin për lojën e mirë, pavarësisht golit aksidental në fundin e pjesës së parë nga një goditje standarte.Ky rezultat e ngjit Shqipërinë në vendin e parë në grupin E së bashku me Islandën dhe Zvicrën. Por në Lucernë do të përcaktohen shumë gjëra përballë vendasve më datë 11. Një gjë të tillë e di edhe kapiteni Cana, sipas tij kundërshtari ka futbollistë shumë cilësorë të cilët mund të bëjnë diferencën në fushë, nëse nuk mbrohemi me kujdes.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com