Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar sot ekipin kombëtar të futbollit, por edhe të gjithë shqiptarët për fitoren e mbrëmshme ndaj ekipit të Rumanisë duke i uruar fat për kualifikimin.

Në një postim të posaçëm në faqen zyrtare në Facebook, ambasada uron: Urime shqiponja. Fitorja ishte historike dhe ju bëtë krenar vendin tuaj mbrëmë.

Ja postimi i plotë i ambasadës së SHBA në Tiranë për kombëtaren tonë.
Urime, shqiponja! Fitorja juaj ishte historike dhe ju e bëtë vendin tuaj krenar mbrëmë! Ne ju urojmë shumë fat në kualifikim!

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)