Fitorja në derbi, flet Gega: Ja përse e futa Hoxhën në fushë, keqardhje për trajnerin e Tiranës

Fitorja në derbi, flet Gega: Ja përse e futa Hoxhën në fushë, keqardhje për trajnerin e Tiranës

Trajneri i Partizanit Skënder Gega

Trajneri i Partizanit Skënder Gega është shprehur mjaft i lumtur pas fitores së sotme në derbi përballë Tiranës me rezultatin 2-1. Gega vlerësoi Hebaj dhe pjesën tjetër të ekipit për paraqitjen, ndërsa shprehu keqardhjen për trajnerin e Tiranës. “Dua të shpreh keqardhjen për trajnerin e Tiranës, i cili është një njeri që e do me shpirt skuadrën e tij. Sot bëmë një ndeshje të mirë. Mendoj se është një fitore tërësisht e merituar. Golat e tij na gëzuan shumë të gjithëve, jo vetëm për fitoren dhe shpresoj që të vijojë këtë punë që ka nisur, për të bërë edhe më mirë në të ardhmen” deklaroi ai.

Më pas Gega shpjegoi se përse vendosi që të fuste në fushë Alban Hoxhën, pasi fillimisht deklaroi se nuk do të jetë në derbi pasi u arrestua të dielën se u kap i dehur në timon, ndërsa u lirua të martën në detyrim paraqitje. “Të gjithë e kemi shkelur ndonjëherë, por fati i tij i keq ishte që e kapën. Dy ditët e fundit, fizio-terapistët dhe trajneri i tij më dhanë garanci që ka gjendje mjaft të mirë dhe unë bëra zgjedhjen e duhur, duke e hedhur në fushë dhe duke marrë maksimumin. Ajo që ndodhi me Hoxhën, ishte jashtë fushës së lojës, pasi në stërvitje ai është shumë profesionist dhe kokëulur’ përfundoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja