Partizani e nisi sezonin në Superligë dukë marrë një fitore me ‘zemër në dorë’ kundër Egnatias, pasi goli i 2-1 erdhi në minutën e 97 nga Skuka. Goli i barazimit më herët e realizoi Hoti, i cili thotë se e pëjetoi shumë fitoren në fund.
“Atë moment isha në pankinë, por kur pashë Skukën që mori topin unë i thash Alban Hoxhës dhe Telushit që ishte afër meje se ‘duhet të godasë’ dhe ‘oh çfarë goli’. Ishte një emocion shumë i madh,”-u shpreh Ëngjëll Hoti, futbollist i Partizanit.
Ndeshja e dytë në kampionat për Partizanin do jetë të hënën kundër Laçit, një ekip në letër akoma dhe më i fortë.
“Kemi marrë lojtarë cilësorë në merkato në javën e fundit, por na nevojitet akoma më shumë kohë për më nxjerrë më të mirën. Në gjithsesi kemi mundësi për të mundur çdo kundërshtarë në kampionat,”-deklaroi Ëngjëll Hoti, futbollist i Partizanit.
Ndonëse është herët për të folur te Partizani besojnë fort se ky është viti i tyre për t’u shpallur kampion.
“Unë mendoj se kemi lojtarë shumë cilësorë dhe mundësi për të dalë kampion. Partizani gjithmonë e ka këtë objektiv. Kam ardhur këtu për t’u bërë kampion dhe e shoh që mundësitë janë shumë të mira për t’ia dalë,”-tha Ëngjëll Hoti, futbollist i Partizanit.
Deri në njoftim të dytë ndeshjet pritëse Partizani do ti luajë në ‘Elbasan Arena’, pasi ‘Air Albania’ është mbyllur për shkak të mbielljes së barit.
Komente










