Vetëm një ditë para se Gjykata Speciale në Hagë të shpallë vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, bashkëshortja e këtij të fundit, Shqipe Mehmeti Selimi, ka zgjedhur të flasë me një mesazh të shkurtër, por domethënës.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ndau një fotografi të Rexhep Selimit dhe e shoqëroi me fjalë që shprehin besim në prag të verdiktit.
“Betejë pas beteje! Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund! RS'10.”
Mesazhi vjen në orët e fundit të pritjes për vendimin e Gjykatës Speciale, që do të shpallet të mërkurën për katër ish-krerët e UÇK-së.
U.D/SI.E./Shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA










