Fitorja në Laç, Hallaçi: Objektivi i Kukësit është mbijetesa
Rraman Hallaçi, trajneri i Kukësit

Kukësi fitoi 1-2 me Laçin në transfertë për javën e 24 në Superligë. Verilindorët përmbysën kurbinasit, me Kukësin që pas shumë javësh del nga zona e ftohtë e renditjes. Pas ndeshjes për Oversport, trajneri i Kukësit, Rraman Hallaçi e vuri theksin te mbijetesa.
“Fitorja vjen në një moment të mirë. Kam kërkuar nga skuadra që të mbajmë topin në zotërim dhe më vjen mirë që edhe pas pësimit të golit reaguam. Skuadra tregoi grintë dhe karakter. U përgjigj mirë në pjesën e parë dhe jam shumë i kënaqur nga loja e skuadrës. Në pjesën e dytë u munduam që të mbyllnim ndeshjen në kundërsulm, por jo të gjitha rastet bëhen gol. Nuk e kemi luksin të festojmë, jemi të impenjuar maksimalisht për ndeshjet e radhës në kampionat", tha fillimisht trajneri.
Hallaçi tregoi më pas se objektivi është i qartë, sigurimi i mbijetesës në një sezon jo të mirë dhe më pas mendimi për sezonin e ri.
"Duhet të bëjmë kujdes. Objektivi është i qartë dhe nuk kam pse e diskutoj. Objektivi është qëndrimi në Superiore, pasi të arrijmë këtë, të shohim se çfarë mund të bëhet sezonin tjetër. Më ngroh loja e skuadrës, që bën në ndeshje ato që kërkoj në stërvitje. Presioni është i madh, por më pëlqen loja e skuadrës”, tha Hallaçi.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Kukësi përmbys Laçin në transfertë, kurbinasit tre ndeshje pa fitore në shtëpi! Bardhezinjtë në zonën e ftohtë
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që SHBA e jo më BE të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi?
-
Po
84%
-
Jo
10.5%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 237
Lajme të tjera
-
Superliga bëhet 'lëmsh', ndryshojnë sërish oraret për javën e 7-të (AGJENDA)
28 Shtator, 16:39
-
VIDEO/ Egnatia me hap kampioni, fiton 0-2 me Vllazninë në Shkodër! Teuta dhe Kukësi paqe pa gola
27 Shtator, 20:22
-
GOLAT/ Skënderbeu del nga kriza, Rrogozhina i sjell fat korçarëve! Erzeni disfatë pas dy fitoreve
27 Shtator, 16:59
-
Superliga/ Gjashtë portierët e dytë që luajnë titullarë këtë sezon
27 Shtator, 12:37
-
‘Titullin e fitojmë sërish’, Mba: Do rikthehem titullar, te Partizani s’ka racizëm
27 Shtator, 12:01
-
Grushta dhe dhunë në futbollin shqiptar, Disiplina pezullon futbollistë dhe zyrtarë klubesh! Dënime edhe në Superligë
27 Shtator, 10:09
-
'Vllaznia ka lojtarët më të mirë në Superligë', Migen Memelli para ndeshjes me kryesuesit: Kemi tre rikthime, na penalizon kalendari
26 Shtator, 13:44
-
Ndeshja me kryesuesit, Vllaznia ka gjashtë mungesa! Portieri dy muaj jashtë
26 Shtator, 12:03
-
Larguan Diego Longon, Teuta rikthen për herë të pestë në stol Edi Martinin
24 Shtator, 22:02
-
Zyrtare/ Vetëm katër ndeshje, Diego Longo s'është më trajner i Teutës
24 Shtator, 16:10
-
GOLAT/ Egnatia fiton me Laçin dhe kryeson Superligën, Kukësi mposht Skënderbeun në Korçë! Vllaznia fiton 2-0 me Teutën
23 Shtator, 22:26
-
VIDEO/ Erzeni 'del nga shtrati' dhe mposht Tiranën në 'Selman Stërmasi', Partizani fiton derbin me Dinamon
22 Shtator, 20:00