Fitorja në Oslo, FSHF 120 mijë
euro shpërblim kombëtares
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në mbledhjen e tij të radhës ka shpërblyer ekipin kombëtar të futbollit pas fitores në Norvegji. Komiteti ka vendosur të shpërblejë me 120 mijë euro kombëtaren kuqezi, që mori një fitore me shumë vlera në Oslo.
TIRANE - Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në mbledhjen e tij të radhës ka marrë në shqyrtim çështje të ndryshme në lidhje me futbollin, duke marrë disa vendime të rëndësishme. Në plan të parë nga Komiteti Ekzekutiv ka qenë shpërblimi i ekipit kombëtar të futbollit pas fitores në Norvegji.
Komiteti ka vendosur të shpërblejë me 120 mijë euro kombëtaren kuqezi, që mori një fitore me shumë vlera në Oslo. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së caktoi datën 7 qershor, para ndeshjes me ekipin e Norvegjisë për lamtumirën e Ervin Skelës dhe Altin Lalës nga kombëtarja me një ceremoni madhështore.
Dy futbollistët kanë dhënë një kontribut të madh për ekipin kombëtar të futbollit në shumë vite që kanë milituar me ngjyrat kuqezi. Ekzekutivi i FSHF-së ka marrë vendim edhe për skemën e kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore për edicionin 2013-2014. Superliga do të përbëhet nga 12 skuadra dhe do të zhvillohet me 3 faza, ndërsa në edicionin 2014-2015 do të përbëhet me 10 skuadra, por numri i fazave nuk ndryshon.
Kategoria e Parë, edicioni 2013-2014, do të aplikohet skema me 16 skuadra dhe dy faza, edicioni 2014-2015 do të përbëhet nga 2 grupe me nga 10 skuadra. Kupa e Shqipërisë në edicionin 2013-2014 do të zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje. Komiteti Ekzekutiv ka fiksuar 17 majin 2013, si datën e zhvillimit të finales mes Laçit dhe Bylisit në, “Qemal Stafa” ora 20:00.
Pasuesi i Zmijanit në KE do të jetë Lulëzim Minxhozi. Komiteti Ekzekutiv vendosi që tapetet e Fierit dhe Durrësit të zëvendësohen me tapete të rinj me bar natyral. Një “dhuratë” e tillë me rastin e rikthimit në Superiore, FSHF-ja ka menduar t’ia bëjë edhe Partizanit.
Për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit të femrave u formua një komision i posacëm, i cili do të ketë si kryetar anëtarin e KE-së, Abdyl Kuriu, dhe anëtarë Kejdi Tomorrim, Endi Hykën, Genc Ymerajn dhe Lazër Matian.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59