Fitorja në Rrogozhinë, deputeti socialist për Report Tv: PS pati angazhim dyfish më të madh! Berisha e Meta vendosën si kandidat një ‘produkt importi’

Deputeti socialit Etjen Xhafaj dhe njëherazi i deleguari i PS për Rrogozhinën komentoi në Report Tv fitoren e socialistëve në zgjedhjet që u ripërsëritën të dielën. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti socialist tha se fitorja me një diferencë të thellë ishte e papritur në Rrogozhinë, por sipas tij kjo ishte rezultat i angazhimit më të madh që patën strukturat e PS. Xhafaj thotë se angazhimi i PS në fushatën politike ishte dyfish më i madh se i Bashkë Fitojmë.

“Angazhimi ynë në terren dhe angazhimi qytetarëve në mbështetje të kandidaturës së Memollës dhe në mbështetje të projektit të PS në Rrogozhinë, pati një mbështetje masive, organizim të jashtëzakonshëm nga strukturat e PS jo vetëm në Rrogozhinë, por edhe në katër njësitë e tjera administrative. Gjithë ajo punë që do duhej të ishte bërë nga ne, kemi patur të njëjtin kandidat në 3 palë zgjedhje në pak më shumë se një vit. Të pjesshmet e 6 marsit, që u përdor nga ne si një parashikim dhe nuk e angazhoi të gjithë strukturën në atë nivel që dihej të kishte qenë për të arritur në atë rezultat që për ne ishte zhgënjyes qoftë me performacën në dy zgjedhjet e fundit, 25 prillit dhe 6 marsit, por edhe me objektivin tonë me zgjedhjet e 14 majit. Jemi marrë me analizën e asaj humbjeje apo asaj fitoreje shumë të afërt. E kishim filluar këtë proces, në momentin që kolegji vendosi të kishte rizgjedhje dhe angazhimi ynë në katër javët e fundit ka qenë konstant, i përditshëm duke shkuar derë më derë. Duke pasur parasysh që përballë kishim një fushatë që thuaj se nuk dihej, apo nuk prekej në njësit administrative. Ishte një prapaskenë e errët. Angazhimi ishte dyfish më i madh”, u shpreh deputeti socialist.

Akuzave të opozitës, Xhafaj iu përgjigjet duke thënë se procesi ishte transparent dhe në fund Rrogozhina zgjodhi Edison Memollën dhe jo kandidatin e Bashkë Fitojmë, Shkëqlim Hoxhën, për të cilin thotë se Berisha dhe Meta e sollën si një produkt importi për të marrë një bashki që ende e konsiderojnë bastion të PS.

Procesi ishte transparent dhe pa incidente, pavarësisht nga çfarë pretendohej. Në përfundim të numërimit u verifikua se zgjedhja ishte djali nga Rrogozhina Memolla dhe jo kandidati tjetër që ishte sjell aty si një produkt importi për të marrë një bashki që BF e konsideron ende bastion të PS.

Xhafaj foli edhe për mbledhjen e Asamblesë së PS ditën e nesërme, ku tha se do të bëhet një analizë e procesit zgjedhor dhe se do të ketë diskutime për performacën e ministrive.

“Nesër do jetë një diskutim sa i takon amilazës së punës së procesit zgjedhor, kjo do marrë një pjesë të rëndësishme të kohës, do ketë të bëjë edhe me qasjen tonë me fushatën e komunikimit me qytetarët. Do ketë edhe disa vendime si kreu i grupit, apo diskutime me performacën e sektorëve të ndryshëm apo ministrive”, tha Xhafaj.

Zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë i dhanë një tjetër ‘shuplakë’, këtë herë më të fortë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta, pasi fitorja e kandidatit socialist Edison Memolla nuk ishte më me 21 vota si në zgjedhjet e 14 majit por me diferencë prej 1752 vota kundrejt kandidatit të opozitës Shkëlqim Hoxhës. Edison Memolla mori 6658 vota kundrejt Shkëlqim Hoxhës të BF me 4906 vota.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karafili: 25/07/2023 22:17

    Hajde suksese dhe me nje ministri se te takon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?

Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?