Fitou: Mund të ankoheni për BE-në, por edhe ju keni ende detyrime

Fitou: Mund të ankoheni për BE-në, por edhe ju keni ende detyrime
Ambasadori francez në Kosovë, Jean François Fitou i ka dhënë mbështetje kryeministrit Thaçi për kërkesën e tij që BE-ja të jetë më e koncentruar në Kosovë, por diplomati francez ka shtuar se edhe ju duhet t’i kryeni obligimet dhe angazhimet e juaja, ngase “jo të gjitha i keni bërë” .
 Ambasadori i Francës në Kosovë, kësisoj në një farë mënyre ka reaguar kështu ndaj akuzave të kryeministrit të Kosovës ndaj Brukselit, të cilit, sipas Thaçit, “është duke i munguar vizioni i qartë për Kosovën dhe rajonin”, shkruan Koha.

Ai tha se, është detyra kryesore e diplomatëve që janë në Kosovë që ta kuptojnë këtë kërkesë të Thaçit, dhe ta përkthejmë këtë për shtetet tona dhe për BE-në në mënyrë që kjo e fundit të angazhohet për Kosovën”, u shpreh Fitou.

Fitou tha se BE-ja ka gjashtë muaj që i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që të ketë një vizion për veriun. Këto komente, ambasadori i Francës në Kosovë, i bëri gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të Diplomave të Studimit të gjuhës frënge në shkollën e mesme ”Sami Frashëri” në Prishtinë, raporton RTK.

Më tej, ambasadori francez tha se askush nuk duhet të ketë bindje se dyert e BE-së po mbyllen për Kosovën, ose që perspektiva dalangadalë po zvogëlohet, por skema dhe rruga e saj është e gjatë dhe Kosova duhet të punojë që t’i arrijë të gjitha këto.

Fitou për veriun ishte i butë në prononcimin e tij duke shtuar se “e dimë që nuk është e lehtë, ne e dimë që Qeveria nuk mund të vijë me një ide të mrekullueshme që ta e paraqes, por duhet të punohet në këtë drejtim. Ai përsëriti idenë për një dialog në mes Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve në veriun e Kosovës.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)