SHKODER - "Kam dëgjuar një parlament i cili më shumë ulëret sesa flet." Kështu është shprehur për seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, Ambasadori i Francez në vendin tonë Bernard Fitoussi nga Shkodra.
“Unë pash disa gjera, do iu thoja që parlament etimoligjikisht vjen nga fjala franceze “parle” flas. Shpresoj edhe pse nuk me përket mua, duhet që në parlament të flitet pak më shumë dhe të bërtitet pak më pak”-tha Bernard Fitoussi.
Ambasadori francez kujton se një ndër 5 kushtet e vëna nga BE për Shqipërinë është edhe dialogu mes faktorëve politikë.
“Unë e kam zakon qe nuk komentoj politikat e vendeve ne te cilat gjendem ,gjerat qe me interesojnë veçanërisht ashtu siç e theksova është mënyra se si Shqipëria do ta gjej rrugën e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Europian, dhe ne 5 kushtet qe i janë vënë Shqipërisë ne momentin kur iu dha statusi kandidat, i pesti kusht parashikon një bashkëpunim, dialog dhe kompromis mes forcave politike por duhet që Shqipëria të arrijë të gjejë rrugën e saj, rrugën drejt dialogut me të gjithë faktorët pa dhunë dhe shqetësime,pra rrugën e duhur.”- u shpreh Fitoussi.
Ambasadori Fitoussi ka ringritur edhe një herë shqetësimin e rritjes së numrit të azilkërkuesve.
“Ne 2014, 2995 shqiptare kanë kërkuar azil që të qëndrojnë në Francë. Pothuajse të gjithë këto kërkesa,nuk kanë motive të azilit politik, por atij ekonomik, ato kërkesa nuk do të pranohen dhe refuzohen dhe personat që kanë paraqitur ato do të kthehen, këto kërkesa nuk e kërcënojnë liberalizimin e vizave të shqiptarëve, por është detyrë e autoriteteve shqiptare t’i bëjnë të kuptojnë këtyre personave që gjithë azilkërkuesit për arsye të ndryshme ekonomike nuk do të pranohen në territorin tonë.”-tha Fitoussi për numrin e lartë të azilkërkuesve në Francë.
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO