Fituan titullin, por tifozët braktisin Paris SG pas ndeshjes! Kapiteni Marquinhos: E turpshme!

Fituan titullin, por tifozët braktisin Paris SG pas ndeshjes! Kapiteni Marquinhos: E turpshme!

Stadiumi bosh dhe dy futbollistë të Paris SG

‘Të turpshme’ e ka quajtur atmosferën në stadium pas fitores së titullit futbollisti i Paris SG Marquinhos. Tifozët e klubit parisien u larguan 15 minuta para se ndeshja që i shpallte matematikisht kampion kundër Lens të përfundonte. E gjitha për shkak të eliminimit të hershëm të ekipit në Champions League dhe sidomos pas përmbysjes që u bëri Reali.

“Atmosfera është e turpshme. Futbolli është pasioni ynë. Ne përpiqemi të argëtohemi sa më shumë që të jetë e mundur. Është turp që nuk ishin tifozët, por duhet të merremi me të,”- tha kapiteni Marquinhos për festimin e titullit.

“Tifozët që nuk festuan? Është diçka që nuk e kuptoj. Është futboll, ndonjëherë fiton dhe ndonjëherë humb. Ne jemi njerëz normal dhe mund të gabojmë. E di që ata ishin të zhgënjyer me humbjen me Madridin, por në disa raste duhet të ecësh përpara,”- theksoi Marco Verratti.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro