STOKHOLM, 5 tetor – Më poshtë vijon lista e laureatëve të 10 viteve të fundit të çmimit Nobel për Mjekësinë, çmim që iu dha sot, nga komiteti i Nobelit i Institutit Karolinska në Stokholm, William Campbellit i lindur në Irlandë, japonezit Satoshi Omura si dhe kinezes Youyou Tu, të cilët kishin zbuluar trajtimin kundër sëmundjeve parazitare dhe malarjes.
2015 – William Campbell një amerikan i lindur në Irlandë, Satoshi Omura (Japoni) dhe Youyou Tu (Kinë), për zbulimin e trajtimit kundër sëmundjeve parazitare dhe malarjes.
2014 – John O’Keefe (SHBA/Britani e Madhe), May Britt dhe Edvard Moser (Norvegji), për kërkimet mbi GPS-në e brendhsme të trurit, që do të mundësojë rritjen e njohurive mbi sëmundjen e Alzheimerit.
2013 – James Rothman, Randy Schekman dhe Thomas Sudhof (SHBA), për zbulimin mbi transportimin ndërqelizor, që mundëson njohje më të mirë ndaj sëmundjeve si diabeti.
2012 – Shinya Yamanaka (Japoni) dhe John Gurdon (Britani e Madhe), për punën e tyre mbi kthyeshmërinë e qelizave burimore, që mundësojnë krijimin e çdolloj lëkure të trupit njerëzor.
2011 – Bruce Beutler (SHBA), Jules Hoffmann (Francë) dhe Ralph Steinman (Kanada), për kërkimin e tyre mbi sistemin imunitar që i mundëson organizmit njerëzor të mbrohet kundër infeksioneve, duke favorizon vaksinimin dhe luftën kundër sëmundjeve si kanceri.
2010 – Robert Edwards (Britani e Madhe), krijuesi i fekondimit “in vitro”.
2009 – Elizabeth Blackburn (Australi/SHBA), Carol Greider dhe Jack Szostak (SHBA), për zbulimet mbi mekanizmat e jetës dhe aplikimi i tyre në luftën kundër plakjes.
2008 – Harald zur Hausen (Gjermani), Françoise Barre Sinoussi dhe Luc Montagnier (Francë), për punën e tyre mbi kancerin dhe SIDA-n.
2007 – Mario Capecchi (SHBA), Oliver Smithies (SHBA) dhe Martin Evans (Britani e Madhe), për krijimin e minnjve gjenetiksiht të modifikuar që hapën një horizont të ri në kërkimet mbi sëmundje si Alzheimeri apo kanceri.
2006 – Andrew Fire dhe Craig Mello (SHBA), për kërkimet mbi gjenet e dëmshme dhe trajtimet për t’i zvogëluar ose bllokuar. /ATSH/
Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com