TIRANE- Jo të gjithë nxënësit mund të aplikojnë për të vazhduar në shkollat profesionale. Një udhëzim i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit përcakton moshën që do lejohet për të aplikuar për në shkollat profesionale. “Në shkollat profesionale pranohen të gjithë individët që kanë përfunduar arsimin bazë dhe kanë marrë dëftesën e lirimit. Në klasën e dhjetë të shkollës profesionale publike pranohen nxënës të moshës jo më të madhe se tetëmbëdhjetë vjeç.
Deri në moshën njëzet e një vjeç, nxënësi lejohet të ndjekë arsimin e mesëm profesional katërvjeçar. Nxënësi, që ka mbushur moshën njëzet e dy vjeç, lejohet të vazhdojë vitin e katërt deri në fund të atij viti shkollor. Shkolla publike profesionale, sipas kuotës së saj të pranimeve, ka të drejtë të pranojë nxënës edhe nga ato zona të tjera të vendit, kur në atë zonë nuk ka shkollë publike profesionale me një drejtim mësimor të caktuar”, - thuhet në udhëzimine dy ministrive.
/Shqiptarja.com