Fituesit e universiteteve,
formulari A3 del më 15 teto

Fituesit e universiteteve,<br />formulari A3 del më 15 teto
TIRANE- Në 15 tetor, do të shpallet formulari A3, mundësia e vetme e çdo të riu që nuk fitoi në fazat e mëparshme një vend në universitete, të rifutet sërish në garë për një degë në institucionet e arsimit të lartë. Burime pranë agjensisë kombëtare të provimeve brenda kësaj date, pasi të kenë mbaruar të gjitha regjistrimet, të gjitha universitete publike janë të detyruara të deklarojnë pranë AKP-së kuotat e mbetura bosh, të cilat do të jenë pjesë e formularit A3.

Deri tani, sipas përllogaritjeve ka më shumë se tre mijë kuota bosh, pasi shifrës që raportoi Ministria e Arsimit dhe Sportit do t'i shtohen edhe kuotat bosh të mbetuara  si pasojë e largimit të të rinjvëe jashtë vendit. Po të njëjtat burime thonë për as se nuk pritet të ketë surpriza për A3, pranë ndryshime në formatin e tij, ndërkohë që ai do të plotësohet online. Megjithatë të gjitha detajet do të bëhen publike për të rinjtë nëpërmjet një udhëzimi që ministria pritet të nxjerrë brenda këtyre ditëve. Vetëm se në këtë rast, të rinjtë do të futen në sistem për të konkurruar me pikë vetëm për kuotat e shpalluara bosh në degë që ndoshta ata s’i preferojnë, por që kanë ngelur bosh.
 
Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)­

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Mario Mitaj: Do të futemi me personalitet në fushë. Shpresojmë të marrim 1 pikë me Kroacinë

Mario Mitaj: Do të futemi me personalitet në fushë. Shpresojmë të marrim 1 pikë me Kroacinë