Fituesja e Nobelit, Munro, tregim
për "Virgjëresha shqiptare"

Fituesja e Nobelit, Munro, tregim<br />për
SUEDI - Autorja kandaze Alice Munro ka fituar çmimin Nobel 2013 në letërsi. Kanadezja Alice Munro fitoi çmimin për 'prozën e shkurtër dhe bashkëkohore'.

Munro do të përfitojë 916 mijë euro për çmimin e fituar. Kandidat për të fituar këtë çmim ishin 195 autorë, ems të cilëve 48 konkurronin për herë të parë.

Gjithashtu, kandidat për të fituar këtë çmim ishte edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. 

Që prej vitit 1901, datë që përkon me shpërndarjen e çmimeve Nobel për letërsinë, e kanë fituar vetëm 12 femra.

munro

Munro është autore e tregimit "Virgjëresha shqiptare" ku shkruan për historinë e një vajze malësie, e cila kishte zgjedhur të jetonte si burrë, në veri të Shqipërisë.

Munro ishte frymëzuar prej një tregimi të Edith Durham, të cilin e gjeti fare rastësisht në një bibliotekë. Ajo pat rrëfyer për gazetën "New York Times" se "Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë për ndonjë shoqëri tjetër në botë, ku ndryshimet gjinore e vinin femrën në një pozitë të tillë".

Tregimi është përkthyer dhe në shqip nga përkthyesi Pirro Dollani.

Në maj të 2013, kjo autore fitoi dhe çmimin Man Book Prize" .

Shkrimtarja Alice Munro ka merituar të gjithë trofetë e mundshëm letrarë. Një ashpërsi e re, një ndjesi pështjellimi e kaosi në jetën qytetare, një përkohësi në marrëdhëniet burrë-grua, veçanërisht në martesë.

Personazhet janë shpesh nën frikën e anktheve. Parakalimi i herë pas hershëm i personave të gjymtuar që shfaqet në shumë nga këto tregime, duket si metaforë e gjymtimit mendor që ka infektuar kohën tonë.



(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët