Partia Socialiste fitoi thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore. Para se qytetarët t’i drejtoheshin kutive të votimit, kandidatët socialistë kishin bërë parashikimin e tyre për rezultatin e zgjedhjeve gjatë podcastit “Flasim” me kryeministrin Edi Rama.
Por, cilëve prej tyre iu doli parashikimi i saktë? Shifrat tregojnë se asnjëri prej tyre.Altin Bojni në Mat i është afruar rezultatit të zgjedhjeve të 9 nëntorit. Nga rezultati përfundimtar i KQZ-së, PS fitoi në Mat me 66.5%. Vetë Bojni kishte parashikuar në podcast fitore me 65%. Duket se ai ka dalë edhe jashtë pritshmërive të Ramës.
“Të isha në vendin tënd do të thosha 51%”, i tha Rama-Bojnit në Podcast.
Edhe Brunilda Mersini në Vlorë i është afruar rezultatit me parashikimin e saj. Ajo priste fitore me 80% të votave, ndërsa nga rezultati final mori 78.44% të votave.
Gramos Sako duket se kishte shkuar shumë larg me parashikimin e tij për Tepelenën. Ai pretendonte 83% të votave, por mori 77.85% të votave.
Ervin Ceca në Berat mori më shumë vota nga sa pretendonte. Ceca fitoi me 83.35% të votave, ndërsa ai synonte një shifër më të ulët, 75%.
Në Cërrik edhe Florenc Doka pretendonte 70% të votave, por mori vetëm 66.22%.
Komente











