KOSOVE -  Fixhi është shteti i radhës i cili ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lajmi e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes së qeverisë.

Thaçi ka njoftuar kabinetin qeveritar për njohjen e pavarësisë nga Republika e Fixhi dhe me këtë rast ka falënderuar qeverinë e Fixhit për njohjen.

Njohja nga Fixhi e çon në 96 numrin e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Republika e Fixhit, gjendet në Oqeanin Paqësor në verilindje të Zelandës së Re. Ka një sipërfaqe prej 18 mijë 274 metra katror dhe ka 849 mijë banorë, ndërsa kryeqyteti i këtij ishulli është Suva.

(eç/shqiptarja.com)