Fizkultura të bën të lumtu

Fizkultura të bën të lumtu
Ushtrimet janë në gjendje të ngrenë humorin për vite me radhë. Çelësi për të qenë të lumtur pa afat skadencë mund të jenë ushtrimet fizike.

Këtë e pohon një studim kanadez që ka zgjatur plot 15 vite, gjatë të cilëve kërkuesit shkencorë kanë krahasuar çdo dy vite nivelin e aktiviteteve fizike dhe gjendjen shpirtërore të pjesëmarrësve në këtë studim. I publikuar në “American Journal of Epidemiology” hulumtimi sugjeron që lëvizjet luftojnë atrofinë cerebrale dhe sjellin ndryshime neurologjike që ndikojnë tek humori për vite të tëra.

Hulumtuesit kanë marrë të dhëna nga tetë "Hetime mbi shëndetin e popullatës", për të parë nëse niveli më i lartë i lumturisë raportuar nga ata të cilët rregullisht ushtrojnë ushtrime fizike, ndoshta ishin të lidhura me faktin se këta njerëz janë zakonisht të shëndetshëm. Por rezultatet e kundërshtuan këtë hipotezë. Të jesh fizikisht aktiv ka rezultuar me një probalitet më të lartë se 85% për të qenë i lumtur.

Por në mesin e dembelëve të lumtur, ka rezultuar se 49% e tyre ishin të pakënaqur dy vjet më vonë, dhe 45% kanë shprehur të njëjtën ndjenjë të kësaj pafuqie ekzistenciale katër vjet më vonë. Në të kundërt, njerëzit që nga inaktivë janë bërë rregullisht fizikisht aktivë ka treguar ndjenjat e lumturisë si në dy vite dhe madje me një distancë deri në katër vjet.

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndetin, në gazetën Shqiptarja.com(print), 14 mars 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi