"Vij me një kënaqësi të madhe sot në këtë ditë të veçantë për qytetin e Tiranës, për ju, për prindërit tuaj, shokët e miqtë tuaj në gjimnazet e tjera të kryeqytetit, në shkollat 9 vjeçare të kryeqytetit dhe në të gjithë Shqipërinë, dita kur rinis shkolla pas pushimeve të verës.
E di që shumica prej jush kanë ardhur me dëshirë të madhe dhe me mall pas një shkëputjeje të pushimeve të verës dhe shpresoj që kjo dëshirë e madhe për të rifilluar shkollën, t’ju zmadhohet edhe më shumë nga fakti se ju jeni një ndër 3 shkollat e kryeqytetit që janë tërësisht të rindërtuara, pra futeni në një shkollë të re, me ambiente të reja, me palestër të re, me laboratorë të rinj, sigurisht me mundësinë për miqësi dhe shoqëri të reja, pa harruar ato të vjetrat që besoj i keni marrë me vete nga viti i kaluar shkollor por mbi të gjitha me një përkushtim të ri apo të rinovuar për përgjegjësinë tuaj kryesore, atë të nxënies, mësimit, përgjegjësi të cilën e keni para vetes suaj në radhë të parë dhe për veten tuaj e më pas për familjen tuaj e natyrisht edhe për qytetin ku jetoni, edhe për këtë vend që sytë e shpresës i kanë tek ju, tek brezi i ri i shqiptarëve europianë, siç jeni ju, siç janë të gjithë nxënësit e kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë.
Duke ndarë me ju kënaqësinë e madhe dhe emocionet e ditës së parë të shkollës, më lejoni t’ju uroj nga zemra suksese, një vit të mbarë, kalofshi sa më bukur dhe nderofshi veten e familjet tuaja dhe emrin e këtij gjimnazi me rezultatet tuaja!”
/Shqiptarja.com