Fjala e ministres Gjermeni në 96-vjetorin e Kongresit të Lushnjës

Si çdo vit 21 Janari na mbledh këtu në Lushnje për të përkujtuar Kongresin e Lushnjës, një nga ngjarjet historike më të rëndësishme të shtetformimit të Shqipërisë. Këtë vit përkujtojmë 96 vjetorin e këtij Kongresi, që shënon ngjarjen më të madhe historike dhe të lavdishme pas shpalljes së pavarëissë së shtetit shqiptar.

Kongresi i Lushnjës, me një jehonë mbarëkombëtare, miratoi aktin  e parë kushtetues  për rikonfirmimin e bashkimit dhe pavarësisë së plotë të Shqipërisë. Ky kongres hodhi themelet e parlamentarizmit në Shqipëri dhe krijoi institucionet e para të një shteti demokratik si qeveria, senati, këshilli i lartë, kushtetuta, etj.Në rrethana shumë të vështira politike, ekonomike dhe sociale ku pothuajse i gjithë territori i vendit ishte i pushtuar, populli mikpritës dhe bujar i Lushnjës i hapi dyert delegatëve të kongresit që kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria.

Shtatëdhjetë e pesë delegatë nga veriu në jug u bashkuan në shtëpinë  lushnjare, për të hedhur themelet e ndërtimit të një shteti demokratik duke hedhur poshtë çdo vendim që copëtonte Shqipërinë. Që nga ai moment shtëpia modeste ku u mblodhën delegatët, quhet Shtëpia e Kongresit dhe u tregon me krenari të gjithë vizitorëve një pjesë të bukur të historisë së shqiptarëve, që në cdo moment kanë ditur t’ia dalin mbanë vështirëve dhe sfidave me të cilat i ka përballur rrjedha e kohës.
Kongresi mbetet në historinë tonë si një akt atdhetar dhe patriotik që afirmon tërësinë e integritetit territorial të shtetit shqiptar.
Harmonia fetare , një vlerë me të cilën krenohemi sot në fakt u riafirmua në Kongresin e Lushnjës ku balanca fetare dhe krahinore dhanë mesazhe të forta që i kaluan kufijtë kombëtarë.

 Ishte pikërisht ky akt historik që i dha Shqipërisë tiparet e një shteti demokratik, duke sjellë me forcë të jashtëzakonshme një Shqipëri të pavarur falë një bashkërendimi për t’u admiruar të aksionit politik, diplomatik dhe qëndresës ushtarake.

Gjashtë muaj më pas, në 15 gusht të vitit 1920 në shtëpinë e Kongresit u mblodh në Lushnje Kongresi i parë Kombëtar Arsimor që bashkoi, forcat intelektuale të Shqipërisë në njehësimin e shkollës shtetërore Shqiptare dhe organizimit të saj në baza shkencore, kombëtare, laike dhe demokratike. Të dy kongreset e mbajtura në kryeqendrën e Myzeqesë hodhën bazat e shtetit modern shqiptar duke tejkaluar kufijtë e qytetit të Lushnjes.

Vazhdimisht e theksoj se qytetarët e lushnjës më finsikërinë dhe modestinë që i karakterizon, nuk mburren shumë me këtë ngjarje historike edhe jo gjithmone përmënden apo vlerësohen aq sa duhet në hsitorinë tonë. Mendoj që për kontributin e tyre qyetarët e lushnjës duhet të jenë krenarë dhe mesazhet e dhëna në të dy kongreset duhet të jenë mesazhe që politika dhe shoqëria shiptare ka nevojë t’i dëgjojë edhe të mësojë prej tyre.

Sot 96-të vite mbas Kongresit, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit në familjen Evropiane, si dhe krijimit të një shteti demokratik të konsoliduar.

Në këto dy vite janë ndërmarë dhe zbatuar një sërë reformash të rëndësishme ku synimi kryesor ka qenë garantimi dhe hedhja e themeleve të shëndosha për një zhvillim  të qëndrueshëm ekonomik dhe social.Në këto dy vite qeverisje kemi ndërtuar një model të ri të të bërit të gjërave dhe kthimit të angazhimeve nga fjalë në letër në projekte konkrete dhe të prekshme që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Falë një angazhimi dhe riformimi të mekanizmit të financimit nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve kemi mundur të sjellim në harkun kohor të dy viteve në Bashkinë Lushnjë investime që prekin shifrën e 1 miliard Lekëve nga ku vetëm për qytetin janë investuar pesëqind e dyzetë milionë Lekë.
Sot, qyteti ka pësuar një transformim rrënjësor, duke filluar nga rruga hyrëse, në rilindjen urbane të qendrës së qytetit si dhe urbanizimit të një prej zonave  informale , pikërisht lagjia 18 tetori.

Rikosntruksioni i shkollës 18 tetori është një projekt tjetër që synon që kjo shkollë një nga dhjetë më të mirat në Republikë, të vazhdojë të përgatisë nxënës shumë të mirë edhe që  i shtojnë krenarinë Lusnjës që ndër vite është përfaqësuar denjësisht më profesionistë  e intelektualë, si dhe artistë të shquar që sigurisht nuk i përkasin më vetëm Lushnjës por gjithë Shqipërisë.

Një vit më parë, pikërisht në 95 vjeotrin e Kongresit të Lushnëjs,  kur së bashku inaguruam rikonstruksionin e shtëpisë së Kongresit falë një ndërhyrje do të thoja në kohë rekord të Ministrisë së Zhvillimit Urban, premtuam bashkë me Kryetarin e Bashkisë edhe rijetësimin e shëtitores Kongresi dhe rikonstruksionin e pedonales Abaz Bej Lushnja.Të dyja projektet janë drejt përfundimit duke ridimensionuar hapësirat publike në shërbim të qytetarëve dhe duke i dhënë një impuls të ri zhvillimi urban të qytetit.
Ndërkaq projekte të reja të financuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve , dhe nga Qeveria Shqiptare po realizohen në territorin e ri të bashkisë Lushnjë, duke ndërlidhur
zonat rurale me ato urbane.

Jam besimplotë se këto punë të mira që ne kemi realizuar me stafin e bashkisë dhe do t’i vazhdojmë së bashku për t’i dhënë Lushnjës një zhvillim urban më të planifikuar dhe për ta bërë më tërheqëse e më të bukur për vetë qytetarët e Lushnjës, por edhe për vizitorët vendas e të huaj.  Dua të falënderoj stafin e Bashkisë Lushnjë që sot në nderim dhe respektim i japin titullin Qytetarë Nderi 13 firmëtarëve të nënshkrimit të pavarësisë në Lushnje, që aspironin për një Shqipëri të lirë dhe një shoqëri Evropiane.

Dua t’u shpreh mirënjohjen të gjithë familjarëve apo përfaqësuesve të këtyre familjeve të firmëtarëve për kontributin e çmuar të paraardhësve të tyre në këtë ngjarje hsitorike. Dua patjetër të vlerësoj dhe dhënien e titullit qytetar nderi ( pas vdekjes) një prej figurave më të nderuara të qytetit të Lushnjës Prof. Dr. Vladimir Bano, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në historinë e zhvillimit të arsimit në Lushnjë, duke kontribuar në krijimin e një modeli të ri në zhvillimin e jetës intelektuale të qytetit.

Në mbyllje dua të theksoj se shumë shpejt do të përkujtojmë 100 vjetorin e këtij Kongresi të Lushnjës mendoj që është momenti që bashkë ne si qeveri në bashkëpunim me bashkinë e Lushnjës duhet të planifikojmë mirë dhe mbase të fillojmë përgatitjet për të kremtuar në mënyrë madhëshore këtë ngjarje.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve