Atentati ndaj prokurorit Ndoja, sillen nga Dubai Plaurent Dervishaj e Juljan Meçaj! Anëtari i ‘Bandës së Durrësit’ në kërkim edhe për vrasjet e Klodian Saliut, Vajdin Lamajt e mikut të tij

TIRANË- Plaurent Dervishaj i konsideruar nga SPAK si organizatori i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të 2019 dhe Julian Meçaj, si një nga autorët që qëlloi në drejtim të ish-prokurorit të Durrësit, ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit, janë sjellë sot përmes një operacioni sekret nga Dubai në qelitë e paraburgimit në Tiranë. Ndërkohë Plaurent Dervishaj, anëtar i Bandës së Durrësit, akuzohet edhe për vrasjen e Klodian Saliut në 2005, kryer në bashkëpunim si dhe Vajdin Lamajt e Artan Arsit me eksploziv, po në të njëjtin vit. Lajmin e dha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku.

'Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacioneve e operacioneve të fshehta policore, Policia e Shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Ndodhen në drejtorinë e policisë së Tiranës. Janë nisur nga Rinasi për në dhomat e policisë së Tiranës. '- tha Rrumbullaku, gjatë një konference për shtyp në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Pas deklaratës së Rrumbullakut, vetë Policia e Shtetit bëri një njoftim më të detajuar, ndërsa publikoi edhe momentin e ekstradimit të tyre. Ndaj Plaurent Dervishajt, është caktuar nga GJKKO masa arrest me burg për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Ndërsa për Juljan Meçajn GJKKO ka caktuar masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

'Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në sajë të punës profesionale hetimore dhe gjurmuese të njësive të specializuara pranë Departamentit të Policisë Kriminale, mundësoi sjelljen nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri të personave të shumëkërkuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Struktura e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, organizuan punën dhe realizuan shoqërimin e dy shtetasve për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shtetasi Plaurent Dervishaj është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Më datë 26.02.2005, në Durrës, shtetasi Plaurent Dervishaj, në bashkëpunim  me I. T., L. B. dhe L. R. dyshohet se, kanë vrarë shtetasin Klodian Saliu, me armë zjarri. 

Më datë 27.02.2005, Plaurent Dervishaj, në kuadër të grupit të organizuar kriminal, në bashkëpunim me subjekte të tjerë të hetuar, përkatësisht E. Sh., I. T., L. B., etj., dyshohet se kanë vrarë shtetasit Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi, me eksploziv.

Ndërsa shtetasi Julian Meçaj është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Më datë 01.11.2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është gjuajtur disa herë me armë ndaj automjetit të drejtuar nga Andi Maloku (i cili humbi jetën), ku pasagjer ishin edhe A. N. dhe A. L. Nga hetimet, Julian Meçaj është identifikuar si një nga autorët, duke e kryer këtë krim në bashkëpunim me shtetas të tjerë.'- njoftoi policia.

Prokuroria e Posaçme, mundi të zbardh atentatin ndaj prokurorit Ndoja pas mbërritjes nga Franca të komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku ishte përgatitur jo vetëm atentati ndaj prokurorit, por edhe disa vrasje të tjera. Kujtojmë se SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq  9 persona si anëtarë të një grupi të kriminal që ndër vite kishin planifikuar 3 herë vrasjen e Arjan Ndojës, i cili në atë kohë kishte postin e prokurorit në Prokurorinë e Durrësit. Përveç Redjan Rrajës që është dënuar me burg për jetë dhe Arjol Halilaj i dënuar me 35 vite burg, SPAK dërgoi për gjykim 9 persona, mes tyre porositësi Plaurent Dervishaj dhe Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialit Rrahman Rraja. Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj po ashtu i kanë shpëtuar një atentati më 20 qershor 2019 në Durrës. Dervishaj u arrestua në Dubai më 11 dhjetor 2020.  Julian Meçajn u arrestua po në Dubai më 8 shkurt, ndërsa ishte shpallur në kërkim në janar të 2023.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja
Në vitin 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit",  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Si u vra Vajdin Lame?
Presidenti i Federatës së Boksit Vajdin Lame dhe mikut të tij, Artan Arsi, u vranë më 27.02.2005, rreth orës 24.00 në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”. Dy viktimat janë përballur me një sasi të konsiderueshme eksplozivi porsa kanë vënë këmbë në ashensor. Tritoli ishte i pajisur me telekomandë dhe qe vendosur në një nga anët e ashensorit, duke realizuar shpërthimin në katin e pestë të kullës, ku dhe banonte Lame. Presidenti i Federatës së Boksit ka vdekur në vend, ndërsa Arsi gjatë rrugës për në spital.

Si u vra Klodian Saliu?
Klodian Saliu, anëtar i bandës famëkeqe të Durrësit, u vra me 26 shkurt të vitit 2005. Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata u nda në dy të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata u kthyen në rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre.  Shpallja në kërkim e Dervishajt u bë pas rrëfimit të Luftar Reçit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
Ndryshimet drastike të Plaurent Dervishajt në gati tre dekada! Nga koha kur e kërkonte FBI-ja, tek skeda në dosjen e SPAK dhe ekstradimi sot

1723638589_paulentdervishajndervite.jpg

Plaurent Dervishaj ndër vite, nga viti 2004 dhe deri më sot

Vitet bëjnë të vetën dhe nuk falin askënd. Madje as ata që cilësohen si “të fortët e botës së krimit”. Pamjet e ekstradimit ditën e sotme (14 Gusht) të Plaurent Dervishajt, treguan edhe një detaj se si koha ndikon tek një njeri.

I ndryshuar rrënjësisht në fizionominë bio-fizike të tij, ai u soll në pranga nga agjentët e Interpol Tiranës nga Dubai, ku ishte arrestuar. Kile më pak, mjekër, flokë më të rëna dhe i thinjur.

Një ndryshim drastik nga fotografitë që Policia e Shtetit, por edhe ajo e SHBA-ve, kishte publikuar në listën e më të kërkuarve. Bëhet fjalë për fotografi të vjetra gati tre dekada më parë, kur ishte i ri dhe më saktësisht e marrë nga koha kur ai qëndronte në Amerikë, kur u lakua edhe për herë të parë emri si anëtar i “Bandës së Durrësit”. Këtë të fundit akuzohet se e drejtonte ish-kunati i tij, Lulzim Berisha, edhe ky i arrestuar në Spanjë dhe pritet ekstradimi në pak ditë sipas autoriteteve ligjzbatuese.

Dervishaj ndodhej prej vitit 2004 edhe në listën e FBI-së amerikane, teksa kërkohej ndërkombëtarisht për "grup të strukturuar kriminal, vrasje me paramendim dhe armëmbajtje të armëve dhe municioneve luftarake". Në atë foton e FBI-së kishte tre profile të tij të ndryshme, të periudhës kur akuzohej për aktivitet kriminal në atë vend.

Atëkohë edhe Policia shqiptare publikoi po këto fotografi, ku dallohej fiziku i shëndetshëm, i rrumbullakosur në fytyrë, me më shumë flokë dhe i pathinjur. Ky portret u rifreskua pak vite më parë për rastin e atentatit në Durrës ndaj prokurorit Arjan Ndoja, pa ndryshime rrënjësore fizike. Fotoja e fundit e Dervishajt për paraqitjen fizike ka qenë ajo e pozicionit të tretë në radhë, njëkohësisht edhe te lista e Interpolit.

Gjatë ekstradimit sot (14 Gusht), Plaurent Dervishaj ishte i veshur me pantallona të kuqe të shkurtra dhe bluzë blu, teksa zbriti në aeroportin Nënë Tereza (Rinas) i prangosur.

Plaurent Dervishaj, në listën e më të kërkuarve të FBI-së me tre profile, shpallje e vitit 2004
Ora 13:42
'Operacioni sekret!' Me shapka e pantallona të shkurtra, momenti kur Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj sillen nga Dubai në Tiranë

Publikohen pamjet kur Plarent Dervishaj  dhe Julian Mecaj me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie zbresin në aeroportin Nënë Tereza.  Të dy ishin fshehur në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. 

Policia publikoi pamjet ku Julian Meçaj zbret në Rinas me avionin e linjës 'Georgian Ëings' gjatë orëve të natës. Ndërsa Plaurent Dervishaj i veshur me pantallona të kuqe të shkurtra, dhe bluzë blu zbret në aeroportin Nënë Tereza (Rinas) ditës.

Të dy në momentin kur zbresin në Rinas janë të veshur me bluza të shkurtra, pantallona të shkurtra, e shapka. Më pas po nën masa të rrepta sigurie janë shoqëruar nga forcat operacionale drejt burgut. 

Si u gjendën në Tiranë?

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku paraditen e sotme kishte dalë në konferencë për të mbrojtur Policinë në lidhje me akuzat për fshehje të vrasjes në Pogradec të Egli Progrës, kur papritur zbuloi se dy të shumë kërkuarit ndodhen në dhomat e sigurisë në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Rrumbullaku tha se bëhej fjalë për një operacion 'sekret'

“Sa i përket dy emrave që ju përmenda, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, është vënë ekzekutimi i vendimeve dhe ndodhen në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe pritet të vihen në dispozicion të SPAK.

Më pas përmes një njoftimi për median u njoftua.

"Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në sajë të punës profesionale hetimore dhe gjurmuese të njësive të specializuara pranë Departamentit të Policisë Kriminale, mundësoi sjelljen nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri të personave të shumëkërkuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Struktura e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, organizuan punën dhe realizuan shoqërimin e dy shtetasve për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar"

Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecaj strehoheshin në Dubai, ku Shqipëria ende nuk ka një marrëveshje ekstradimi.

Po si u bë e mundur sjellja e tyre në Tiranë?

Rrumbullaku rezervoi të jepte më shumë informacion.

Në kuadër të informacioneve dhe operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit bëri të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatave kriminale, Plarent Dervishaj e Julian Meçaj. Ky bashkëpunim është kontribut i mundit e gjakut të djemve e vajzave të strukturave të policisë së shtetit dhe bashkëpunimit me Emiratet e bashkuara për mënyrën e operacionit të fshehtë policor të organizuar nga policia e shtetit me mbështetjen 100% të partnerëve tanë të Emirateve të bashkuara. E ritheksoj operacion të fshehta policore. Nuk është vetëm Interpoli, por një sërë strukturash të specializuara. Nuk mund t'ju ekspozojmë si operon policia e shtetit për të goditur krimin e organizuar, organizatat dhe grupet kriminale'' tha Rrumbullaku.

Dervishaj u arrestua në Dubai  më 11 dhjetor 2020.  Julian Meçajn u arrestua po në Dubai më 8 shkurt, ndërsa ishte shpallur në kërkim në janar të 2023.

Ora 13:05
FOTO/ U ekstraduan nga Dubai, pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë

1723633478_plaurentdervishajjulianmecaj.jpg

Plaurent Dervishaj dhe Juljan Meçaj

Report Tv ka siguruar foton e Plarent Dervishajt, një nga emrat me rekorde kriminale në vend, i akuzuar nga SPAK si komplotisti i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019. Plaurent Dervishaj u ekstradua sot bashkë me Juljan Meçajn nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Report Tv siguron fotot e të arrestuarve nga ambientet e sigurisë së Drejtorisë së Policisë Tiranë.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miri: 15/08/2024 14:16

    ore qe ta dine te gjithe klodin e ka vra idrit taullau sepse e ka digjeneru dhe kishte rrezik ta vriste dhe indritin dhe lentin sepse kishin kohe and e ishin prish

    Përgjigju
  • Ligji: 14/08/2024 22:13

    Aq shume sa ka vrare Lenti me mire ta kishit hedhur nga avioni rruges. I erdhi fundi vrasesit dhe qenka fishkur si kerme. Konfiskojini dhe cdo qindarke qe ka ketu dhe mbaroi historia e tij.

    Përgjigju
    • @miri 1: 15/08/2024 21:57

      Po me marselin per kte sallakun nisi lufta? Ka qene grup i fort edhe ai i marselit kishte shok denis ginen.. po ai labi qe ishte ne Grup me marselin nga behet?

    • Luli: 15/08/2024 12:27

      Po vritet shoku pas shpine si beri me Klodin bes prem ky Lenti

    • miri: 15/08/2024 10:17

      ore mbase per ty nuk eshte me vlera por eshte per shoket e vetse kot nuk i rrine aq besnik do te thote qe eshte ky me shume. tan sallaku ka qene nje kriminel skizofren qe ka terrorizu durrsin ne 97 ka dash ta vrasi lentin disa here po ka shpetu per qime dhe ky u detyru ta vriste se ai nuk hante pyke. pastaj u perfshi marseli dhe ed ongari dhe keshtu historia por lenti asnjehere nuk eshte gric ose te kete provoku ata

    • @Miri: 15/08/2024 00:38

      Trafikant droge, vrases, hajdut etj Cili eshte definicioni yt per cun me vlera, trim dhe besnik? Nuk i beri '97 te tille jooo se shume e kaluam ate vit te mbrapshte dhe nuk u perziem me krime dhe trafiqe. Menyra e jeteses qe ka zgjedhur lidhet me genin dhe trashegiminen morale dhe kulturore qe ka familja. Ky eshte model qe duhet peshtyre jo mburur.

    • @miri: 15/08/2024 00:34

      Ka qene ne queens ne amerike? Kush eshte ky sallaku qe ka pas mosmarveshje lenti?

    • miri: 14/08/2024 22:47

      eshte shume e vertete qe lenti ka bere shume vrasje dhe mbas klodit ka qene me i rrezikshmi ne grupin e tyre por nuk eshte gricaman eshte shume besnik dhe trim dhe e ka tregu veten dhe ne queens. nuk ka hedh shoket poshte dhe i mban eshte cun me shume vlera pastaj menyra e jeteses qe ka zgjedh lidhet me kohen e keqe te 1997 dhe kriminelin e durresit tan sallakun qe i ra ne qafe

  • Durresi: 14/08/2024 16:37

    Beri rremuja dubai rrafen njanin pritet tvi dhe ai qe ka mar peng klevion nje cop budallai te hab bela te mdhaja

    Përgjigju
    • Loli: 15/08/2024 00:35

      Kush eshte ai qe mban peng cllevio?

    • Durresi: 14/08/2024 23:58

      Kan rraf arin nga tr ????

    • O durresi: 14/08/2024 19:40

      Ca kan rraf kto? Kan rraf naj te fort tjeter? Po pse vec per rrahje i paskan deportu ne shqiperi. Cudi ca ligji qe paskan

  • Liko: 14/08/2024 16:06

    Erdhen penditot

    Përgjigju
  • 313: 14/08/2024 15:14

    kryvi hall edhe Lenti.

    Përgjigju
    • 313: 14/08/2024 22:05

      me mire me u bo pendito qe te kapi ndonje dhome me kondicioner me internet mos te behet budall si rraja me bilet vetem vajtje pa ardhje.

    • Luli: 14/08/2024 16:12

      Eee me shapka si barbon nga avioni. Me shtetin nuk ka llafe

  • Law: 14/08/2024 14:39

    A mund te me shpjegoje dikush kete rast si ka mundesi qe jane ekstraduar nga Dubai? Nga qe shume persona me precedent penal qendrojne atje dhe nuk ekstradohen dhe thuhet qe eshte parasja e te gjithe personave qe kane probleme me drejtesine, jo vetem ne Shqiperi por dhe ne bote.

    Përgjigju
    • Fredi: 15/08/2024 10:14

      Kta dy jan kan hyr ne dubai me passaporta te dubluara fallco ne fillim nuk jan fut me pasaportat e veta dhe per kte arsye dubai te debon nga shteti vet jo se kan ber marveshje apo shqiperia mund ti mari po eshte vetem debimi per letra dhe shteti thot i ekstraduam

    • loshi: 15/08/2024 01:00

      Nuk ka marreveshje ekstradimi me Shqiperine por vendet anetare te INTERPOL perdorin nje metode qe personin e deportojne direkt ose ne nje shtet te trete qe ka marreveshje dhe aty e presin oficeret e interpol e shtetit qe e kerkon

    • Andi: 14/08/2024 21:33

      Paska mesuar anglisht ky anglezi poshte, fol ore shqip nese e ke harruar perdor Google Translate Gento.. Ore ata kane ca jane tendesi ka te marrin ate qe kane merituar pasi tere qytetaret e Durrsit kane vuajtur prej tyre prej vitesh dhe bezneset e tyre lulezojne akoma

    • Biku: 14/08/2024 17:00

      O genti i paske leshu pellumbat o halabak

    • Andi: 14/08/2024 15:26

      Ca halli ke ti, rendesi ma qe u sollen ska rendesi sesi

    • Sazan Guri: 14/08/2024 15:23

      E kerko FBI or shok prandaj e kane degdise ne Shqiperi.

    • genti: 14/08/2024 15:15

      because albania is the most corrupt country in the world and they paid the UAE off. Taking a 50 year old from his home and extraditing him all because a group of corrupt government officials pooled their money together one random day is a sad reality. they’ve been trying to arrest this man for 20 years and haven’t been able to find a single piece of evidence. if he did the things they are charging him for why hasn’t he ever been convicted. the man was in Dubai for years retired minding his business. the UAE taking orders from albania is embarrassing!

  • Beni: 14/08/2024 14:30

    100 % ky ka bo marveshje me SPAK per banden e shkozetit ose cunat e portside te cilet I gjujten atehere

    Përgjigju
    • Doktori: 14/08/2024 22:51

      O me kancer tjetri. Zgjedhje e detyruar

    • Albino: 14/08/2024 15:45

      Kush eshte Banda e shkozetit?

    • O beni: 14/08/2024 15:05

      Ca thu o pall, ky eshte shok me ata. Kta e ka perplasjen me rrumin dhe avdylajt.

  • Loku: 14/08/2024 14:10

    E barbonat moren ne qafe djalin e pafajshem

    Përgjigju
  • Profesor Hajriu: 14/08/2024 13:50

    Te jesh kriminel eshte karriere koti, kur do ta kuptoni ju rinia sot? Jete gjithe stres, neper burgje, arrati e frike. Ulni koken e mesoni ne shkolle.

    Përgjigju
    • O dhimo: 14/08/2024 21:44

      O dhimo, me mire ne callcenter se ne burg ose ne dhe. Fshiu si miu e mos fli gjume naten

    • Dhimo beqari: 14/08/2024 18:03

      ...ulni koken dhe mesoni, te gjeni pun ne callcenter.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim