Fjala e Ministrit Ahmetaj sot në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisin 

Është një kërkesë e jona për të prezantuar me komisionin tuaj dhe me komisionin e Ekonomisë dhe Financës Programin e Reformave Ekonomike. Një sqarim për deputetët e nderuar anëtarë të këtij komisioni, Programi është një dokument i konsoliduar i punuar nga një grup ndërministror, i koordinuar nga Ministria e Ekonomisë dhe është dokumenti bazë mbi të cilin Shqipëria monitorohet nga Komisioni Europian. Është një ushtrim që bëhet për herë të dytë. U bë vitin e kaluar për herë të parë. Është punuar me ndihmën e Komisionit dhe me ndihmën e OECD. Ushtrimi i parë, vitin e kaluar, u konsiderua një ushtrim i suksesshëm por sigurisht me rekomandimet e veta nga ana e Komisionit. Hera e dytë, këtë vit, viti 2015, që parashtron programin për 2016-2018 për reformat ekonomike u punua gjatë tre muajve të fundit të vitit 2015. U pa me kujdes, u konsultua me ekspertët e OECD. U bë një konsultë e gjerë me donatorët të cilët kishin opinionet dhe vërejtjet e tyre. Javën e kaluar kaloi si material në Këshillin e Ministrave dhe iu dorëzua si dokument zyrtar Komisionit Europian, si dokument bazë për monitorimin e reformave ekonomike. Dua t’ju sqaroj një element të rëndësishëm që ka të bëjë me dokumentin. Kemi vendosur së bashku me Komisionin, jo vetëm për arsye metodologjike por edhe për arsye fokusi që, përsa i përketsektorëve nuk do t’i vëmë të gjitha reformat e detajuara, por do tëparaqesim reformat kryesore për çdo sektor.Materiali për çdo sektor është punuar nga ministritë e linjës dhe është debatuar me ministrinë e Ekonomisë dhe ministrinë e Financave, dhe pastaj kuptohet është konsultuar përfundimisht me OECD dhe Komisionin Europian. I referohemi ERP për një lehtësi në referim të vazhdueshëm, qoftë në diskutimin me Komisionin Europian, qoftë në diskutimin me donatorët.

Programi Ekonomik i Reformave përbëhet nga dy shtylla kryesore. Shtylla e parëështë kuadri makroekonomik që ka pjesën makro ekonomike dhe pjesën fiskale. Në pjesën makroekonomikejanë prezantuar zhvillimet kryesore makroekonomike të vendit, skenari ekonomik afatmesëm për sektorët e ekonomisë, implikimet e skenarëve të ndryshëm dhe sigurisht risqet. Në themel është rritja ekonomike. Tashmë nuk është më statistikë e debatuar, rritja ekonomike është konsoliduar. Viti 2014 ka një rritje ekonomike 2.2 për qind. Viti 2015 ka një rritje ekonomike patjetër mbi 2.7 për qind, por besohet të jetë 2.75 për qind, për shkak se të tre tremujorët janë të konsoliduar me rritjetë paktën dy të fundit, 3 për qind, gjë që konsolidon trendin shumë pozitiv. Siç e shikoni, viti 2016 ka parashikim 3.4 për qind për të kaluar pastaj në vitin 2017-2018 mbi 4 dhe 4.5 për qind. Pra, siç e shihni rritja e Shqipërisë realisht është mbi mesataren globale, edhe për shkak të kontekstit të rritjes ekonomike apo të pasojave që ka lënë kriza dhe vazhdon edhe me vendet partnere ekonomike të mbajë të frenuar rritjen, ndërsa Shqipëria po konsolidon një trend pozitiv ekonomik. Sigurisht dua të them pa e politizuar debatin që rritja ekonomike e Shqipërisë ka risqet e veta, qoftë të brendshme, qoftë të jashtme, prandaj në kuadrin makroekonomik kemi vendosur fokus tek ulja e borxhit publik, deficitit sigurisht që janë drejtpërsëdrejti të lidhura dhe aty për të përmendur është objektivi për herë të parë pas disa vitesh brenda deficitit të kemi një balancë primare pozitive dhe një trajektore ulëse të borxhit.

Në të njëjtën kohëështë e rëndësishme të përmend, përtej debatit publik apo titujve të medias që kapin anën sipërfaqësore të shifrave, po tëmarrimshifrat e eksportit të vitit 2015 dhe të përjashtojmë efektin rënës tëçmimit të naftës, po ndaj me ju një shifër, jam i bindur që ju e keni hasur edhe në statistikat që nxjerr INSTAT, rënia e eksportit në sasi është 2.2 % ndërsa në vlerëështë 30 për qind. Po të përjashtojmë këtë element, rritja e eksportit shkon nga 190 miliardë lekë në 198 miliardë lekë. Që do të thotë që struktura e brendshme ekonomike shfaq trend të konsoliduar dhe konkurrueshmëri të konsoliduar. Pra, kemi një trend rritës për eksportet definitive, ato që nuk varen sidomos nga nafta qëështë jashtë duarve tona.

Të njëjtin trend, po ta shikoni në sasi, duke përjashtuar efektet që jep çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar, të njëjtin trend pra kanë edhe importet dhe ka një rritje rreth 2.5 për qind të importit të makinerive dhe pajisjeve që sigurisht konsolidon trendin e interesit qoftë të investitorëve vendas, qoftë të investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri.

Shifra tjetër qëështë shumë e rëndësishme brenda këtij kuadri është trendi i investimeve të huaja. Trendi i investimeve të huaja, një krahasim nëntë mujor me nëntë mujor me vitin 2014: në qoftë se nëntë mujori i vitit 2014 kishte një total investimesh të huaja 621 milionë euro, viti 2015 ka një rritje të konsiderueshme nëntëmujoriështë 714 milionë euro, dhe mendohet që të shkojë rreth 950 milionë euro. Sërish e ndaj me ju, nuk janë shifra që dua t’i përdor politikisht, por janë shifra që i përmend për të referuar trendin e konsoliduar të përmirësimit ekonomik, i cili në besimin tim dhe në besimin e shumë ndoshta prej jush është reflektim i drejtpërdrejtë i reformave.
Pjesa fiskale, përshkruan masat dhe efektet e politikës fiskale, mbledhjen e të ardhurave, politikat buxhetore. Tek karakteristikat institucionale janë trajtuar planifikimi, kontrolli dhe zbatimi i buxhetit, strategjia e menaxhimit të financave publike dhe reforma në kontrollin e brendshëm, sistemi i thesarit në kuadrin e rolit që kanë sistemet e informacionit në implementimin efektiv të standardeve të kontabilitetit dhe raportimit.

Dua të ndaj me ju që Komisioni, tashmë siç bën FMN dhe Banka Botërore, do të ketë një monitorim të detajuar të kësaj pjese, edhe për shkak se ne jemi vend kandidat, por edhe për shkak se kjo është një nga shtyllat kryesore të stabilitetit makroekonomik dhe fiskal.
Pjesa e dytë ka të bëjë me reformat strukturore ekonomike, siç janë fushat përkatëse të reformave dhe limiti i tyre janë caktuar në mënyrë rigoroze, siç e thashë, nga vetëKomisioni. Ne kemi rënë dakord që aty të mos ketë një listë të gjatë dhe të pa fokusuar reformash sepse çdo sektor gjykon për reformat kryesore dhe nën-reformat apo reformat e tjera. Kemirënë dakord me Komisionin që të fokusohemi tek ato reforma që kemi gjykuar të dy palët që janë me interes dhe që nëkëndvështrimin e tyre ia vlen të monitorohen në mënyrë të detajuardhe të vazhdueshme.

Përsa i përket përmbledhjes së kuadrit makroekonomik dhe fiskal, në përputhje me planin aktual me Fondin Monetar Ndërkombëtar synohet të ndiqet një ritëm i qëndrueshëm i konsolidimit fiskal, bazuar në një strategji të shëndoshë të zgjerimit të bazës tatimore si dhe forcimin e administratës tatimore, me qëllim uljen e borxhit publik në raport me GDP, me Prodhimin e Brendshëm Bruto, nën 64 për qind në vitin 2018 nga rreth 72.6 për qind që ishte në fund të vitit 2015.
Ndaj me ju gjithashtu një informacion, në datën 17 shkurt Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bordi i FMN aprovon të dy rishikimet e situatës ekonomike që ka bërë FMN dhe sigurisht lëvron dhe transhin pas atij aprovimit. Dakordësia për të gjithë reformat dhe për të gjitha objektivat është shumë e rëndësishme dhe na jep mundësinë ose i jep mundësinë Bordit të FMN të aprovojë dhe këtë pjesë të reformave dhe ta mbështesë këtë pjesëtëreformave që do të shoqërojnë vitin 2016, po në bazë të marrëveshjes me FMN.

Sigurisht që marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe aprovimi në datën 17 shkurt është shumë i rëndësishëm edhe për të mbajtur po të njëjtin parashikim ekonomik nga agjencitë e ratingut apo tëvlerësimit si Moody’s apo Standard and Poor’s, që do të thotë se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të mbajëtrendin e vet pozitiv dhe në një vlerësim të mundshëm, edhe të rritet në vlerësimin pozitiv.

Përsa i përket përmbledhjes mbi reformat strukturore për menaxhimin e financave publike e përmenda, kemi fushën 2,është infrastruktura. Sigurisht që ka pasur debate goxha të shëndosha le të themi, por sigurisht kanë qenë debate intensive për çfarë do të konsideronim reforma në këtë fushë. Jemi fokusuar tek konektiviteti, tek mirëmbajtja e infrastrukturës dhe sigurisht tek përmirësimi i menaxhimit të aseteve publike në këtë aspekt.
Dua të them që sfida përsa i përket konektivitetit është shumë e madhe. Ne kemi si objektiv të dyja segmentet, siçështë Adriatik Ionian Highway, që në i referohemi në diskutime si autostrada e kaltër që zbret nga Sllovenia, nëpërmjet Split, Dubrovnik, Mali i Zi, Durrës, deri në Greqi, që bashkon Ballkanin Perëndimor me veriun e Europës. Është një sfidëmë vete nga ana financiare dhe sigurisht nga ana teknike, por me kënaqësi ndaj me ju që ka filluar fizibiliteti me financim të BERZH dhe të BEI dhe unë besoj që në korrik, kur të jemi në Francë, në vazhdim të procesit të Berlinit, do të kemi në tryezë një fizibilitet të plotë, të detajuar për këtë segment dhe pastaj të kemi mundësi të planifikojnë financimin në mënyrë që të mos ta shtyjmëndërtimin e këtij segmenti në vitin 2030, sepse jam i bindur qëju e dini shumë mirë që Komisioni ka planifikuar një shumë e cila është e pamjaftueshme për të ndërtuar dhe për të furnizuar të gjitha nevojat dhe kërkesat që ka Ballkani Perëndimor për infrastrukturë. Kështu qëështë një sfidë më vete për ne, për financat publike, por edhe për rritjen ekonomike.

Reforma tjetër është liberalizimi i mëtejshëm i tregut të energjisë. Impakti i reformës është pjesëmarrja e operatorëve privatë në tregun e energjisë elektrike. Do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në konkurrencë, por sigurisht edhe në uljen e ngarkesës së prodhuesve publikë në mënyrë që ata të funksionojnë kryesisht në furnizimin e popullatës dhe një pjesë e mirë e tregut, sidomos biznesi, të dalë në treg të lirë. Pjesa e dytëështë diversifikimi i burimeve të energjisë, gazifikimi. Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka bërë një punë tëshkëlqyer në planifikim dhe implementim të një programi për të pasur një strategji gazifikimi. Sigurisht që TAP, ne të gjithë shpresojmë dhe besojmë që do të jetë aktiv në 2019-2020. Që aty mundësitë për gazifikim dhe për lidhje me rajonin, nëpërmjet IAP, janë shumë të mëdha.
Reforma 3, unë e përmenda, është fizibiliteti i Korridorit Adriatiko Jonian. Reforma 4 është përmirësimi dhe ndërtimi i infrastrukturës së Portit të Durrësit me dy sfida. E para është menaxhimi i portit si porta hyrëse shqiptare nëpërmjet detit, kryesore dhe besoj dhe e rajonit, sepse shumë vende janë të kufizuara, pa dalje në det, si Maqedonia, Kosova, Serbia dhe ka nevojë për porte hyrëse për t’i shfrytëzuar për trafikun e tyre tregtar.

Reforma tjetër është përmirësimi i kuadrit ligjor rregullator për broadband të shpejtësisë së lartë, qëështë nga më të rëndësishmet në Bashkimin Europian dhe është theksuar së bashku me Komisionin si njënga elementët tejet të rëndësishëm tëinfrastrukturës dixhitale në Shqipëri. Nuk është e tepërt të ndaj me ju që qeveria Shqiptare ka një program goxha të detajuar dhe të mirëfinancuar dixhitalizimi. Nuk dua të bëj krahasime midis financimit që ne kemi afruar dhe financimit qëështë afruar dikur nga qeveria e kaluar, por dua të them se është financim i drejtpërdrejtë dhe fokusi nuk është dixhitalizimi në vetvete por është dixhitalizimi i shërbimeve në favor të qytetarëve dhe në favor të sipërmarrjes për të lehtësuar jetën qoftë të qytetarëve nëpërqasje me administratën, por të sipërmarrjes patjetër në përqasje me administratën.
Fusha 3 janëzhvillimet sektoriale, turizmi dhe bujqësia, që përbëjnë dy sektorë kyç të ekonomisë me impakt të drejtpërdrejtë në krijimin e vendeve të punës dhe kanë padyshim kontribut të konsiderueshëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Fatmirësisht turizmiedhe për shkak të përmirësimit të imazhit, ka thithur një numërtë konsiderueshëm vizitorësh të huaj dhe sigurisht ka rritur dhe të ardhurat kombëtare. Dua të ndaj me ju një sfidë dyshe, pra një sfidë e cila shkon në dy korsi. Sfida e parëështë që në bazë të shifrave akoma operative që marrim nga tur operatorët, Shqipëria në 2-3 vite me rritjen e konsiderueshme të numrit tëvizitorëve të huaj, mund të ezaurojë kapacitetet aktuale pritëse dhe sfida është promovimi i ndërtimit dhe shtimit të numrit të kapaciteteve për të pritur atë numër të parashikuar të turistëve të huaj në Shqipëri. Por, do të duhet të mendojmësot si ta përshpejtojmë dheta liberalizojmë atë proces të shtimit të strukturave akomoduese të turizmit apo siçi referohemi numrit të shtretërve.

Tjetra është imazhi i vendit, të cilin unë dhe me ju e ndarë. Pavarësisht se në gjuhën teknike nuk është reformë strukturore, unë e besoj se përmirësimi i imazhit të Shqipërisë ka vlerën e një reforme të rëndësishme strukturore sepse, pavarësisht bindjeve politike apo çfarëdo tjetër, imazhi nuk është pronë e një qeverie, nuk është pronë e një kryeministri, imazhi është pronë e qytetarëve dhe sigurisht nga njëherë në betejën politike ne e kalojmë cakun e debatit politik të shëndetshëm dhe për të luftuar kundërshtarin baltosim imazhin e Shqipërisëi cili është rëndesë, pavarësisht spektrit që i përkasim, mbi të gjithë spektrin politik por mbi të gjitha mbi ekonominë e vendit, imazhin e vendit dhe mbi qytetarët.

Pjesa tjetër e zhvillimeve sektoriale, fokusi është tek konsolidimi dhe defragmentimi i tokës bujqësore, i referohet materiali, rritja e produktivitetit të prodhimit bujqësor si pasojë e modernizimit dhe rritjes së madhësisë së fermave. Nuk është pa vend të përmend që ka pasur një iniciativë gati disa vjeçare për tu fokusuar tek ferma e madhe, madje-madje është përfshirë dhe shifra në ligj të veçantë të bërë para disa vitesh, në mos gabohem është caktuar 7 hektar caku ku fillohet të konsiderohet si fermë e madhe. Ne jemi duke incentivuar fermën e madhe për të kaluar tek ekonomia e shkallës dhe për të kaluar te modernizimi dhe nëbujqësi.

Dua patjetër të ndaj informacionin me ju që ne kemi krijuar së bashku me BERZH-in instrumentin e rëndësishëm të garancisë për fermerët për bujqësinë dhe jemi në kuadër detajimit të këtij instrumenti i cili do të funksionojë në favor të fermerëve që të kenë akses më të mirë në financë dhe akses më të thjeshtë dhe pa kolateral duke shërbyer ne, nëpërmjet këtij fondi, si garanci për kreditë që ata do të marrin.

Mjedisi i biznesit, qeverisja korporative dhe reduktimi i ekonomisë informale, është fusha 4.
Reduktimi i barrierave për biznesin. E besoj se është e së njëjtës rëndësi me përmirësimin e imazhit të vendit. Kemi pasur sukses, kemi pasur dhe luhatje. Qeveria ka ndërmarrë një fushatë, aksion dhe plan të deregulimit dhe ky plan ka të bëjë me reduktimin e licencave dhe reduktimin e autorizimeve, por sidomos thjeshtësimin e shërbimeve publike ndaj sipërmarrjes. Është një plan shumë i detajuar i qeverisë, që ka nevojë patjetër për mbështetjen e secilit prej deputetëve të Parlamentit, majtas dhe djathtas, ka të bëjë me fuqizimin e sipërmarrjes, sidomos asajtë vogël dhe të mesme që përbën dhe shtyllën e rritjes ekonomike madje përbën sot në dritë tëeksperiencës botërore dhe atë fashë absorbimi të goditjes ekonomike që marrin vendet. Vendet që kanë sipërmarrje të vogla dhe të mesme të shëndetshme janë vende që kanë përballuar krizën më mirëdhe kanë dalë nga kriza më shpejt.

Reforma 9, po i referohem me numra, Implementimi efektiv i Planit Kombëtar për uljen e nivelit të kredive të këqija në sistemin bankar. Ju e dini që ne kemi trashëguar një numër tëkonsiderueshëm në përqindje dhe në vlerë absolute të kredive me probleme, 25 për qind gati. Ka zbritje të konsiderueshme, madje ka muaj që shkon dhe 16 për qind, por tani lëviz tek niveli nën20 për qind i kredive me probleme. Qeveria drejton planin e masave për reduktimin e kredive të këqija. Qeveria së bashku me Bankën e Shqipërisëkanë një plan të detajuar, të aprovuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore për uljen e kredive të këqija. Është sfidë më vete, më duhet ta them, është sfidë më vete sepse ka shumë institucione për t’u koordinuar, ka shumë masa për t’u marrë dhe disa dalin jashtë dorës së qeverisë. Pra ka sektorë që s’janë brenda qeverisë, ka sektorë qëjanë brenda Bankës së Shqipërisë, kalojnë në sistemin e drejtësisë, tek ekzekutimi i kolateralëve apo procedura e trajtimit të një kredie me probleme në gjykatë. Po e theksoj, është sfidë më vete dhe një domosdoshmëri e patjetërsueshme. Ministria e Zhvillimit Ekonomik e koordinon në emër të qeverisë këtë plan dhe besoj që jemi në mes të disa masave shumë të rëndësishme, qoftë juridike, qoftë procedurale që ndërmerr qeveria, që i takon Parlamentit t’i kalojë si ligje, dhe Bankës së Shqipërisë që ka autoritetin e monitorimit të sistemit bankar.

Përthithja teknologjike dhe inovacioni, është zbatimi efektiv i Strategjisë së Axhendës Dixhitale si dhe zbatimi i një plani konkret për politikën e inovacionit. Dua të ndaj me ju një sfidë interesante, por shumë të vështirë që prap e theksoj nuk është sfidë apo përgjegjësi e vetëm një qeverie apo vetëm një grupimi. Është produktiviteti. Rritja e produktivitetit të faktorëve të zhvillimit dhe dua t’ju them që në shumë vite Shqipëria ka njohur luhatje të produktivitetit. Kjo mund të sillte, nëse ne nuk bëjmë një kërcim në dixhitalizim dhe në inovacion, humbjen e konkurrueshmërisë së Shqipërisë. Kjo është arsyeja pse ne e kemi vendosur si një nga reformat kyçe në mënyrë që jo vetëm të ruajmë dhe të rrisim konkurrueshmërinë, portë kemi mundësi dhe të thithim industri me vlerë më të shtuar se sa ato që kemi.
Integrimi tregtar. Ju e patë dhe tek liria e tregut, liria Ekonomike e raportit të fundit që doli. Liria e shkëmbimit tregtar është nga më të lartat. Ky është një vend shumëi hapur në politikën tregtare, por unë besoj që ka shumë për të bërë, sidomos me rajonin, patjetër me BE kemi një kuadër shumë të detajuar por dhe me rajonin, me vendet kandidate dhe jo kandidate, sidomos në rastin konkret me Kosovën, kemi ndërmarrë një plan i cili është sot i avancuar,i uljes së barrierave, heqjes së barrierave dhe heqjes së barrierave dhe ofrimit të shërbimit dypalësh dhe standardizimit. Sigurisht që nuk kemi një listë shteruese akoma të gjithë atyre që duhet të bëjmë, por kemi një listë të gjatë dhe të detajuar të shumë prej tyre janë në fazë të avancuar.

Punësimi dhe tregu i punës. Dua të ndaj me ju, jam i bindur që diku-diku do politizohet, por dua të ndaj me ju me shumë seriozitet dhe shumë qetësi një set shifrash shumë të rëndësishme që kemi analizuar dje. Dhjetor 2013 me dhjetor 2015 numri i të punësuarve në sektorin privat, jo bujqësor dhe numri i të punësuarve në administratë(qëka ardhur në ulje e sipër), ka shkuar pak më pak se 600 mijë. Ndërkohë që në dhjetor ka qenë gati pak më pak se 450 mijë. Pra, nuk po i hyj që nga shtatori, sepse aty do ta politizoja, por dhjetor 2013-dhjetor 2015 janë 150 mijë punësime të reja, të reja ose të formalizuara. Do të ndaj me ju dhe një element shumë të rëndësishëm, të debatuar, por është statistikë dhe është statistikë që për mua ka një mënyrë interpretimi, mbi nivelin 30 mijë lekë të reja të tatueshme, është rritur numri i deklaruesve nga 180 mijë në 230 mijë. Pra, kemi 50 mijë deklarime të reja mbi nivelin 30 mijë lekë të reja. Unë mund t’i vëçfarë do lloj emri dhe t’i bëj çfarë do lloj interpretimi, por kjo shkon drejtpërsëdrejti me rritjen e të ardhurave të disponueshme që Banka e Shqipërisë i referohet drejtpërsëdrejti si rritje e të ardhurave të disponueshme, para në duar të shqiptarëve, të ardhura nga puna dhe ja ku është fakti dhe sigurisht dhe nga remitancat, që megjithëse janë në ulje, sigurisht kanë efektin e tyre në këto të ardhura të disponueshme.
Sfidën e kemi përtej debateve populiste,ta mbajmë tregun epunës liberal. Ne kemi njëtreg pune liberal por sfida këtu në këtë komision, në këtë parlament, në këtë qeveri, është të vazhdojmë ta mbajmë tregun e punës liberal dhe kjo është dhe një nga arsye pse ne e kemi vendosur si një nga reformat kryesore.Rritja e punësimit të grave, të të rinjve dhe personave në nevojë, sfidë më vete sigurisht. Megjithëse Shqipëria, në bazë të statistikës që ka prezantuar Banka Botërore, e ka përqindjen më të ulët të papunësisë tek tërinjtë, në krahasim me këdo vend të rajonit, prapë e ka goxha të lartë dhe është sfidë më vete për ta ulur.

E fundit, është nxitja e përfshirjes sociale, lufta ndaj varfërisë dhe promovimi i shanseve të barabarta, është forcimi i masave për mbrojtjen dhe përfshirjen sociale dhe hartimi i një kurikule të zbatuar në kompetenca dhe trajnimi i mësuesve me fokus sigurisht trajnimin dhe edukimin profesional.
Së fundmi, zbatimi i këtij programi ka nevojëpër mbështetjen, ndihmën tuaj dhe patjetër dhe opinionet tuaja, në mënyrë që kur të bëjmë ushtrimin e tretë të këtij programi ta bëjmë më të mirë se ky që kemi prezantuar.

Pyetje-Përgjigje:
Z. Ministër, rreth gjashtë muaj më parë thatë para këtij komisioni se brenda dy-tre javësh do të zgjidhej problemi i aeroportit të Rinasit. Kanë kaluar gjashtë muaj dhe nuk ka asnjë zhvillim përsa i përket kësaj negociate. A mund të na tregoni se ku kanë ngecur këto negociata dhe pse duhet qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të paguajnë biletat më të shtrenjta në rajon dhe në botë?

Ministri i Transportit dhe Ministri i Ekonomisë e kanë firmosur pjesën e tyre të marrëveshjes për liberalizimin. Dua të ndaj me ju që dokumenti ështëpër procedurë në Bordin e koncesionarit dhe menjëherë vjen në qeveri, dhe pastaj ndjek rrugën në Parlament sepse është mbyllur negociata me sukses. Është realizuar heqja ekskluzivitetit me një rreze 100 km duke përjashtuar dhe Vlorën. Pra, aeroporti i Vlorës, i Kukësit dhe çdo lloj aeroporti tjetër mund të jenë ndërkombëtare, mund të ndërtohen dhe që nga ky muaj ne presim oferta nga operatorë ndërkombëtarë të njohur që të bëjnë, në bazë të ligjit dhe procedurës ligjore, oferta për të ndërtuar aeroporte të ndryshme jashtë rrezes 100 km. Pra, ky është fakti dhe të falënderoj për pyetjen, sepse më dhatë mundësinë qëtë ndaj me qytetarët dhe me ju një informacion.Meqë përmendët biletat, megjithëse çmimi i biletave ka rënë, prapëështë i lartë. Tetë vite s’u bë asgjë. Është hera e parë qëështë ndërmarrë një iniciativë për të thyer ekskluzitivitetin e koncesionarit.

Z. Ministër, a mendonise është koha e duhur për të bërë këtë prezantim kur qeveria dhe vendiështë nën akuzë për korrupsion dhe vendi po vuan krizë të thellë?Pse në këtë komision?

Përsa i përket pyetjeve dhe komenteve të deputetes Hajdarmataj, dua të ndaj me publikun dhe deputeten. Po ju informoj për qarkun tuaj, qeveria e kaluar e la Valbonën pa bërë rrugën. U financua nga kjo qeveri. Numri i turistëve çekë në zonën tuaj është rritur me dy herë dhe rruga e Hasit është financuar po nga ne. Rruga ishte lënë në mes të rrugës. Është rrugë turistike, e financuam plotësisht dhe mirë bëmë. Tani kemi një plan të zhvillimit të integruar me Gjakovën dhe meqë po i referohem veriut kemi dhe shumë shpejt me Malin e Zi jemi nënegociatë qëBuna dhe liqeni i Shkodrës të kthehet realisht në të lundrueshëm, madje propozimi konkret është që të kthehet në një pritës anijesh me vela.

Unë jam ministër Ekonomie dhe jam pjesë e kabinetit qeveritar dhe jam një nga aktorët e draftimit të shumë politikave ekonomike edhe për sektorët. Është dhe ministria që monitoron investimet, qëështë përgjegjëse për turizmin.Nëse ju transparencën e quani propagandë nuk është problemi im. Unë kam detyrim ligjor si ministër dhe si qytetar që të vij në këtë komision kur më fton por dhe për shkak të ligjit, dhe të informoj për të gjithë elementët qëju kërkoni, dhe ky dokument është dokumenti bazë ku do të monitorohemi nga Komisioni Europian dhe Parlamenti merr fuqi shumë të madhe në monitorimin që na bën dhe në mbështetjen që i jep reformave duke miratuar ligjet e duhura. Dhe këto lloj programesh siç kalojnë programe në KE kalon dhe këtu dhe kjo që po bëj unëështë informim dhe transparencë dhe na vlen se do na korrigjoni për ndonjë gjë që duhet përmirësoni dhe do të na përmirësoni për gjëra që duhen përmirësuar.

Z. Ministër, si i parashikoni të ardhurat doganore dhe tatimore? Nëse janë të suksesshme, qëndron aksioni dhe për të ulur taksën për biznesin e madh.

Reformat janë diku-diku të dhimbshme, por janë shumë të domosdoshme. Ju folët për raportin elektoral me reformat. Në qeverinë Rama nuk ka asnjë dyshim që reformat janë mbi influencat elektorale sepse kjo qeveri mendon përtej zgjedhjeve të 2017-ës, mendon për një strategji afatgjatë se ku do të jetë vendi në 2030-ën, jo çfarë do bëjmë ne në 2017-ën. Prandaj reformat janë të thella për të përmirësuar çdo element të këtij vendi. Taksa zero për biznesin e vogël është për herë të parë në 25 vite dhe është rezultat i drejtpërdrejtë i suksesit të aksionit kundër informalitetit dhe po, nëse ecim me këtë rritje ekonomike kemi mundësi të bëjmë ulje taksash dhe jo elektorale, por në favor të sipërmarrjes.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat