Konferenca Planifikuese që zhvillohet sot në kuadër të stërvitjes “Join Reaction-15” me vendet antare dhe partnere të Kartës së Adriatikut, hedh bazat për realizimin e stërvitjes së parë të përbashkët të këtyre vendeve që do të zhvillohet në Shqiëpri në muajt e ardhëshëm.

Në këtë stërvitje do të jenë të angazhuara të gjitha strukturat e emergjencave civile të vendeve tona, duke na vënë kështu në testin e bashkëpunimit dhe koordinimit të përbashkët, të insitucioneve brenda vendit por edhe të partnerëve, për të përballur pasojat shpesh herë të rënda, të fatkeqësive natyrore apo të shkaktuara nga dora e njeriut.

Nga njëra anë interesi madhor për të mbrojtur jetën, pronën e qytetarëve por edhe pasurinë publike, dhe nga ana tjetër mbrojtja e strukturës kritike dhe strategjike të vendit tonë si pikë kyç e shkëmbimit insfrastrukturor në rajon, na vë para përgjegjësisë, ne dhe partnerët, për të rritur ndjeshëm kapacitetet tona të mbrojtjes civile. 

Ndonëse kemi bërë përparime të dukshme në mbrojtjen e infrastrukturës kritike, ndihet nevoja për zhvillime më të mëdha, si në aspektin normatic ashtu edhe në aspektin strukturor, teknologjik dhe infrastrukturo, qofshin këto publike apo private.

Ashtu siç mbetet objektiv madhor reformimi tërësor i të gjithë zinxhirit të mbrojtes civile në vend, në pushtetin qëndror por edhe në pushtetin lokal. Siçc lind e domosdoshme krijimi i kapaciteteve njerzore me profesionistë, të aftë e të stërvitur për tu përballur me situata emergjence.

Fatkeqësisht, qytetarët janë tërësisht të pamësuar me skenaret e përballimit të emergjencave. 

Por qeveria, pushteti vendor, institucionet, nuk ia dalin dot vetëm. Kjo nuk ndodh kurrë. 

Ashtu siç rajoni i Ballkanit Perëndimor, edhe Shqipëria është vulnerabël ndaj disa lloj emergjencash civile dhe fatkeqësi natyrore. 

Nuk janë të largta në memorien tonë fatkeqësi të rënda të natyrës, si përmbytjet, tërmetet, stuhitë dhe bllokimet afatgjata nga dëbora, Srrëshqitjet e tokës, por edhe fatkeqësi të tjera që shpesh kanë mbrapa dorën e njeriut si zjarre të përmasave të mëdha, etj.

Natyrisht jo vetëm vendi ynë por i vetëm asnjë vend tjetër sado i zhvilluar qoftë dhe me resurse të mëdha, nuk mund të përballojë fatkeqësitë e përmasave të mëdha.

Ashtu siç instiucionet, sado të konsoliduara dhe me buxhet të konsiderueshëm të jenë, përsëri nuk mund të përballojnë dot këto fatkeqësi, në qoftë se nuk ndërtojmë masa parandaluese, edukative për qytetarin dhe shoqërinë por edhe infrastrukturore, që synojnë të ndërtojnë sigurinë tonë të përbashkët me përpjekje të përditshme. 

është kjo arsyeja që sot vështirë të gjesh nxënës që të dinë daljet e emergjencës dhe masat që duhen marrrë në rast zjarri në shkollë për shembull, siç është akoma më e vështirë të gjesh godina, publike apo private, që të jenë të pajisura me një të tillë, dalje emergjence, infrastrukturë për rastet kritike etj.

Për të mos folur për masat kolektive të mbrojtjes, si për të mbrojtur një pyll nga zjarri, ashtu edhe për të ditur si të sillesh e çfarë të bësh kur bie tërmet apo përmbytje. 

Deri te domosdoshmëria për të pasur një protokoll të mirëpërcaktuar veprimesh, përgjegjësish, masash dhe mekanizma koordinues që mundësojnë shmangien e kaotizmit dhe përballimin sa më të shpejtë të çdo situatë emergjence, në mbrojtje të qytetarëve, të pronës private dhe pasurisë publike strategjike. 

Pra bashkëpunimi, koordinimi, dhe dhënia e ndihmës reciproke ndërmjet partnerëve, është nevojë dhe domosdoshmëri absolute.

Për këtë arsye që Ministria e Brendshme këtë vit mbaron hartimin dhe miratimin e Strategjisë Kombëtare për Reduktimin e Rrezikut ndaj Fatkeqësive dhe Mbrojtjen Civile, dhe ndërkohë përfundojmë për pak kohë hartimin e lijgit të ri “Për mbrojtjen civile”, duke hedhur themelet për përballimin e emergjencave civile si nëpërmjet dijes, njohjes, edukimit dhe reagimit të qytetarëve, ashtu edhe për masat që marrin institucionet në parandalimin dhe përballimin e pasojave nga emergjencat civile.

është në këtë kontekst që kjo stërvitje e parë, ky stimulim i përgjithshëm që jo pa shkak quhet “Reagim i Përbashkët”, pse përfshin disa shtete të rajonit dhe mbështetjen e vyer të ekspertëve amerikanë, hedh bazat për ngritjen e një sistemi të integruar të mbrojtjes rajonale në përballjen me emergjencat civile.

Shqipëria është vendi mikpritës dhe organizator i kësaj stërvitje të përbashkët të vendeve të Kartës së Adriatikut, por pa mbështetjen e Komandës Europiane të Ushtrisë Amerikane, do të ishtë e vështirë ndërtimi i një modeli për mbrojtjen e integruar dhe përballjen e pasojave nga fatkeqësitë.

Mbi të gjitha, krijojmë një platformë solide bashkëpunimi për të tashmen dhe të ardhmen ndërmjet nesh, për shkëmbimin e informacionit dhe dhënien e ndihmës reciproke atëherë kur një prej vendeve tona preket nga fatkeqësitë natyrore apo të shkaktuara nga veprimtaria e njeriut. 

Ne në shqipëri kemi një shprehje, “në ditët e këqia, mos qofsh vetëm”, por që kjo të ndodhi, duhet të punosh në ditët e mira të jetës tënde. 

Me këtë dua të them se jo vetëm për shkak të sfidave globale si ndryshimet klimaterike apo ndotja, por edhe sfida fare më lokale si ndërtimet jo në zbatim të ligjit për çështjet e sigurisë, lëvizjet e popullsisë në mënyrë të pakontrolluar sipas parimit “ngulu ku të gjesh”, por edhe rreziqe të tilla si tërmetet, zjarret, përmbytjet, rrëshqitjet, bllokimet nga dëbora apo fusha të tjera të emergjencave që shkaktohen nga veprimtaria njerëzore, duhet të na bëjnë të vetëdijshëm për të marrë masa të menjëhershme me karakter njohës, edukues dhe sensibilizues për qytetarët, por edhe masa për rritjen e kapacitetit infrastrutkuror e koordinues për insitucionet, duke ndërtuar çdo ditë dijen dhe insfrastrukturën për të parandaluar ose përballuar me sukses pasojat e fatkeqësive të natyrës ose të dorës së papërgjegjshme të njeriut.