Pasuritë e Paluajtshme janë sektori i preferuar për investitorët e huaj. Brenda 6 vitesh investimet e huaja në prona janë rritur me 7 herë, nga 80 milionë në 2020-ën kanë arritur në 561 milionë euro.
“Nëse dikur nëse dikur tregu kryesor i Shqipërisë ishte Italia, po themi Turqia, tashmë ne kemi diversifikuar të gjithë paketën. Ne kemi shikojmë evropianët nga lindja, polakët, çekët, suedezët, kemi vënë re së fundmi edhe nga Amerika Latine apo edhe nga vendet e tjera që dikur nuk mendohej që të investoni në Shqipëri”, thotë Beti.
Sipas ekspertit të tregut Real Estate, turistët janë kthyer në investitor, po blejnë prona në Shqipëri dhe më pas i lëshojnë me qira.
“Fillimisht turistët vijnë në Shqipëri me paragjykim ndër paragjykim shumë të madh. Ti kur do shkosh në Dubai, do shkosh në Miami, do shkosh në Manhattan, ti shkon me pritshmëri shumë të larta. Kur ti vjen në Shqipëri vjen me pritshmëri shumë të ulëta dhe kur ti shikon që është rendi, qetësia, njerëzit mund të dalin lirshëm, çmimet janë për nivelin e tyre financiar të përballueshme, ushqimi është i mirë, sigurisht ata fillimisht vijnë si vizitorë, më pas bëhen klientë, blejnë dhe një pjesë e madhe e tyre vijnë dhe ri-shesin dhe vijnë si investitorë”, thotë Beti.
Lajmi kryesor:
Strehimi po bëhet ‘luks’ qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në qiell! Ekspertët: Ka kërkesë të lartë, po ndikon turizmi por edhe kostot e rritura të ndërtimit








