Faleminderit të gjithëve që jeni këtu
Pata privilegjin të kem në takim kolegët gjerman dhe francez, të cilët i falenderova për bashkëpunimin e deritanishëm me MPB-në dhe në mënyrë specifike me Policinë e Shtetit, ashtu siç informova dhe për rezultatet e deritanishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe siç i sigurova se statusi i vëndit kandidat për vëndin tonë nuk është motiv për efuri, por është motiv për më shumë përgjegjësi dhe nxitje për rezultate solide në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe gjithashtu edhe koha në rrugën e hapjes së negociatave të shqipërisë të kemi mundësinë të shfrytëzojmë ekspertizën e përbashkët në mënyrë specifike për kapitujt 23 dhe 24.
I informova gjithashtu kolegët për reformën e kuadrit ligjor që ka prezantuar MPB në parlament, që është sot në shqyrtim në parlament, siç shkëmbyem pikëpamjet lidhur me pikat e përbashkta dhe domosdoshmërinë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet agjensive ligjzbatuese për të pasur rezultate solide në luftën kundër krimit të organizuar, kurrupsionit dhe veçanërisht korrupsionit elitar dhe patjetër me çështje specifike të kalimit kufirit të paligjshëm dhe azilkërkuesve.
Ramë dakord me të dy kolegët për të ngritur një grup specifik pune, të cilët duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht, veçanërisht për të ngritur kapacitetet e Byrosë Kombëtare të Hetimit në mënyrë që të kemi hetime efektive në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërkohë informova dhe kolegët për masat konkrete që janë marrë nga MPB, nga qeveria në tërësi dhe nga Policia e Shtetit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigrimit të paligjshëm.
Ndërkohë Shqipëria, në raportin e fundit të DASH ka dalë nga lista e zezë e vendeve me probleme serioze, në trafikimin e qënieve njerëzore.
Por edhe ky është një motiv i shtuar dhe nxitje më shumë për të punuar bashkë me kolegët për të patur rezultate dhe hetime efektive në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe migrimit të paligjshëm.
Edhe një herë ramë dakord që grupi i ekspertëve ndërmjet të tre agjensive të zbatimit të ligjit do të marrin në shqyrtim fushat konkrete të bashkëpunimit në mënyrë që kapacitet e Byrosë Kombëtare të Hetimit të forcohen për të pasur rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
PYETJE -: Duke u bazuar te statistikat aktuale, a rrezikohet rikthimi i regjimit të vizave për Shqipërinë?
PËRGJIGJE - MINISTRI SAIMIR TAHIRI:
Duhet të bëj edhe unë një ndërhyrje të fundit lidhur me këtë çështje.
E theksuan kolegët e rëndësishme është se ne jemi bashkë, na bashkojnë përpjekjet për të shkuar në një nivel tjetër në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe çdo vepre tjetër penale që për natyrë shkon përtej kufijve të vëndit tonë dhe cënon sigurinë e përbashkët, sepse përpjekjet tona të përbashkëta për të garantuar më shumë siguri në Shqipëri janë pa asnjë dyshim përpjekje për të garantuar më shumë siguri në secilin prej vendeve të BE dhe partnerëve tanë.
I sigurova partnerët, kolegët se ne jemi të vendosur për të luftuar trafikun e paligjshëm, trafikun e qenjeve njerëzore. Qeveria ka shënuar stad të ri në luftën kundër këtij fenomeni, raporti i fundit i DASH është konfirmimi më i mirë i përpjekjeve tona për të arritur rezultate të qenësishme në luftën kundër trafikut të qenjeve njerëzore.
Por njëkohësisht ramë dakord me partnerët që këtë luftë ta çojmë në një stad tjetër për të mos lejuar që trafikimi i qënjeve njerëzore apo emigrimi i paligjshëm të kthehet në problem të përbashkët.
E thanë kolegët, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarë një sërë inisiativash qoftë sensibilizuese apo edhe investigime kriminale lidhur me këtë çështje.
Shqipëria sot nuk ofron asnjë kusht për të legjitimuar emigrimin e paligjshëm apo kërkimin e azilit në BE, qoftë për nga stabiliteti demokratik apo zhvillimi ekonomik i konsoliduar, ndaj edhe unë i bashkohem bashkë me kolegët thirrjes për qytetarët që as mos e provojnë të shohin të ardhmen e tyre nëpërmjet mënyrave të paligjshme siç është kërkimi i azilit në vendet e BE-së, sepse kjo është praktikisht e pamundur.
Faleminderit!
/Shqiptarja.com