Të dashur kolegë, 

I dashur ministër Tahiri,

I dashur ministër Bernard,

Ne erdhëm me gëzim në Shqipëri edhe për të përcjellë gatishmërinë dhe shprehjen tonë për ta ndihmuar Shqipërinë, sidomos në këtë periudhë pas marrjes së statusit. 
Dhe pa dyshim që në këtë rrugë i bie të jenë objektivat tonë lufta kundër krimit, lufta klundër korrupsionit dhe trafikut të qenieve njerëzore. Sigurisht që për një qeveri nuk është e këndshme që të dëgjojë që në vendin e vet, ka korrupsion dhe që edhe krimi i organizuar ekziston dhe që bandat e ndryshme organizojnë dhe përcjellin njerëz nëpërmjet trafikut të qenieve njerëzore. Por në disa raste kjo është e nevojshme. 
Sigurisht që qeveria e njeh këtë dhe bën përpjekje dhe rezultatet e saj janë të dukshme prandaj unë dëshiroj ta shpreh këtu mbështetjen tonë në këtë iniciativë dhe punë të saj.

Sigurisht që në këto detyra që i kemi caktuar vetes ne do të përpiqemi dhe do të ndihmojmë. Padyshim që në ditët e ardhshme do të punojmë për të precizuar pikat e bashkëpunimit bashkë me kolegët francezë, në mënyrë që të arrijmë pastaj në mënyrë komplementare të mund të krijojmë dhe grupet e përbashkëta të punës.

Dëshiroj të them dy fjalë edhe lidhur me emigrimin e paligjshëm dhe numrin e azilantëve në Gjermani. Për shembull në 4 muajt e parë të këtij viti, kërkesat për azil që kanë bërë shqiptarët, kanë qenë gati dyfishi i atyre për gjithë vitin e shkuar. Sigurisht që këtu nuk ka ndonjë arsye objektive, bile do të thosha nuk ka arsye për ta kërkuar këtë, dhe në të gjitha rastet që shikohen kërkesat e azilantëve, besoj se numri i atyre që mund të pranohen nuk mund të arrijë më shumë se 2%.

Sigurisht me këtë rast dëshiroj t’u bëj një apel qytetarëve shqiptarë mos ta ndjekin këtë rrugë, sepse kjo është një rrugë e vështirë, është ilegale dhe nuk ka asnjë shans për të qendruar nëpërmjet kësaj rruge në Gjermani.
Sigurisht që mund të ketë dhe akuza se gjoja po cenohen të drejtat e njeriut, po ashtu sikurse tha edhe kolegu im, edhe unë dëshiroj ta theksoj se këtu nuk bëhet fjalë për cenimin e të drejtave të njeriut.
Sigurisht që edhe në këtë fushë neve do të shkëmbejmë informacione, do të bashkëpunojnë ekspertët tanë në mënyrë që t’i shikojnë rastet një për një, dhe të gjejnë zgjidhjet me optimale.

Prandaj unë shpresoj dhe dëshiroj të theksoj se dhe vizita e sotme bashkë me kolegun franez, Bernard këtu, dhe me Ministrin e Brendshëm, është një fillim i ri, një fillim i mbarë në bashkëpunimin tonë, në atë bashkëpunim që do të çojë Shqipërinë në BE.

PYETJE -:  Duke u bazuar te statistikat aktuale, a rrezikohet rikthimi i regjimit të vizave për Shqipërinë?
PËRGJIGJE - MINISTRI I BRENDSHËM I REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, THOMAS DE MAZIÈRE:
Nisur nga statistikat aktuale të deritanishme, mendoj se ky rrezik nuk ekziston, megjithatë ne dëshirojmë të bëjmë ç‘është e mundur për të penguar këtë lëvizje të paligjshme.