Haxhinasto: Reformat tona rregullatore po sjellin standarte e cilësi të re në shërbimet ndaj qytetarit

Nje premtim i madh i kesaj qeverie ishte ulja e bilancit te rende te humbjeve te jeteve ne rruget e vendit. Premtuam se do te ulim me 20 perqind aksidentet me pasoje vdekjen. Sot mund te themi se jemi ne rruge te mbare, kemi nje ulje per mbi 15 %, kemi shpetuar 20 jete, me masat, investimet dhe ndergjegjesimin publik qe kemi mbeshtetur.

Tre here eshte rritur fondi i sigurise dhe sinjalistikes per kete vit. Rruges do te vazhdohet te sherbehet me respekt, per ta sjelle ne standard, dhe per ta mirembajtur, se keshtu i sherbejme me mire ekonomise, qytetareve, vete jetes.

Ne kete mision po rreshtohen me ne edhe shume partnere privat, shoqeri sigurimesh, shoqeria civile dhe institucione nderkombetare si BERZH e Banka Boterore. Gjej rastin ti falenderoj publikisht.

Kemi vendosur nje marredhenie te re me biznesin. Nje marredhenie reciproke korrektese: korrektese ne pagesen e detyrimeve por edhe kerkese ne rritje per standarted dhe cilesine e puneve te realizuara. Po paguhen detyrimet ndaj kompanive, gati 50 % te detyrimeve keto 6 muaj e pare te vitit dhe do te vazhdojme me tej.

Kerkesa per cilesi e standarte rrezaton fort ne zbatimin e kontratave koncesionare. Cdonjeri prej tyre operon ne klime mikpritese por duhet te performoje ne perputhje me ligjin dhe me standartin me te larte te sherbimit, sepse qytetaret shqiptare meritojne cilesi evropiane te te gjithe sherbimeve qe u ofrohen.

Edhe Reformat tona rregullatore po sjellin standarte e cilesi te re ne sherbimin ndaj qytetarit.

Kemi ne proces miratimi standartet e rrugeve, standartet e ujsjelles kanalizimeve, standartet e transportit nderqytetas dhe sistemin e biletimit, per te permendur disa prej tyre.

Kemi ndjekur politiken e liberalizimit te tregut. Sot drejt Italise udhetohet me lire edhe sepse ne treg nuk ka me monopole, por operatore te rinj. Sfide mbetet tregu detar. Pas pak ditesh do te filloje veprimtarine nje operator i ri qe do te sjelle cilesite te larte ne sherbimin e trageteve.

Nderkohe, Hekurudha Shqiptare po ringjallet. Asetet e saj te medha mund ta kthejne ate ne nje sektor konkurrues te transportit dhe punedhenes per mijera qytetare.

Në sektorin e Ujësjellës Kanalizime po investohen mbi 150 Milion Euro. Po i sherbehet zones bregdetare me perparesi. Tirana do te kete se shpejti impjantin e perpunimit te ujrave, Durresi do te kete nje ujesjelles te ti, po keshtu shume qytete te tjera te vendit.

Po punojme ngushte me fqinjet tane per lidhje me te mira transporti me ta. Kemi realizuar marrëveshjen me Kosovën për mirëmbajtjen e përbashkët të Rrugës Kombit. Më tej, me Maqedoninë, kemi vendosur linjën liqenore midis Pogradecit dhe Ohrit. Si dhe po koordinojme per Rrugen e Arbrit e po planifikojme per lidhjen hekurudhore, ashtu sic po bashkepunojme me Malin e Zi per disa vepra rrugore.

Qellimi yne madhor eshte ti sherbejme me standart evropian qytetareve tane, te ndertojme Evropen ne Shqiperi.

Sot jemi ne rruge te mbare dhe mund te shohim njerezit ne sy per gjithshka kemi bere.

Redaksia Online