Fjala e plotë e minsitrit të Financave

Analiza ekonomike e gjashtëmujorit, Ahmetaj: Nëse thellojmë reformat dhe shmangim aksidentet politike, ekonomia shqiptare garanton një cikël të pakthyeshëm afatgjatë zhvillimi ekonomik. Në 2017, rritja ekonomike 4%.
 
Kyështë një takim qëështë kthyer në traditë tashmë për ne, për të ndarë së bashku cdo tre muaj, të dhënat kryesore ekonomike dhe financiare dhe trendet kryesore tejet pozitive të gjysmës së parë të vitit 2016, por jo vetëm.

Statistikat e gjashtëmujorit, qoftë ato nga Ministria e Financës, qoftë nga Banka e Shqipërisë apo INSTAT, janë statistika që flasin qartë për trendin e rritjes ekonomike.
Së fundmi INSTAT ka publikuar rritjen ekonomike të tremujorit të parë 2016, e cila dha indikacionin e parë të fortë të konsoliduar se ne kemi mundësi që këtë vit të kapim 3.4%, unë besoj që ndoshta edhe pak më shumë se kaq. Pra, fillimi I vitit është një fillim shumë I mbarë. Duhet të dini qëpesha specifike e tremujorit të parë në ekonomi nuk është e barabartë me tremujorët e tjerë. Rritja prej 2.98% në T1 na tregon një tendencë jashtëzakonisht shumë pozitive. Ka rritje nga tremujori I parë 2015 dhe vazhdon trendi rritës dhe nga T4 2015, pra tremujorët vazhdojnë në rritje progresive në krahasim me njëri-tjetrin.

Prodhimi i Brendshëm Bruto sipas tremujorëve, pra tremujori i parë 2016 krahasuar me tremujorin e parë 2015, ka vetëm dy sektorë që nuk njohin rritje këtë tremujor sic janë industria nxjerrëse, ju tashmë jeni të njohur me arsyet pse kjo industri ka këtë performancë, që ka të bëjë me cmimin ndërkombëtar të hidrokarbureve, por edhe të mineraleve.

Së dyti, është bujqësia që ka vetëm një nën-sektor që performon negativisht, peshkimi. Ndërkohë që të gjithë sektorët e tjerë sikurse e shihni, tregtia, hoteleria, transporti, ndërtimi, informacioni dhe komunikimi, aktivitetet financiare etj, të gjitha performojnë pozitivisht, ose shumë pozitivisht.
Sai takon Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas shpenzimeve në tremujorin e parë 2016 krahasuar me T1 2015, vetëm konsumi final i administratës ështënegativ dhe kjo ka të bëjë me eficiencën e administratës sigurisht. Të dy tremujorët e fundit 2015 janë me rritje të konsumit privat dhe kam theksuar edhe mëparë, duke iu referuar të dhënave tëBankës së Shqipërisë, qëi kemi të gjitha gjasat që edhe nëtremujorine parë 2016 të kemi rritje sërish të konsumit privat. Fakti është shumëi rëndësishëm, ka një trend të konsolidimit të konsumit të popullatës, në 1.42% dhe sigurisht qëështë lajm i mirë, ndërkohë që e theksoj që në përgjithësi, tremujori I parëështëjo shumë I fortë nga pikëpamja e konsumit dhe e zhvillimit ekonomik.

I kemi të gjitha gjasat të kalojmë përtej 3.4% rritje ekonomike në vitin 2016, unë jam shumë optimist që gjërat do të jenë kështu sc janë sot. Pa aksidente politike lokale, rajonale dhe globale, ekonomia shqiptare do ta kapërcejë rritjen ekonomike 3.4% në vitin 2016 dhe patjetër gjasat janë që 2017 të jetë një vit akoma më I mirë ekonomik me 4%.

Ne kemi ulur dhe kohën e konvergjencës qëna duhet me Bashkimin Europian. Nëse performojmë kështu sic jemi duke performuar në ekonomi, e kemi ulur kohën e përputhjes së të ardhurave të qytetarëve shqiptarë me të ardhurat e qytetarëve të Bashkimit Europian. Reformat kanë rezultuar shumë pozitive, të gjitha këto arritje janë rrjedhojë e reformave të vështira, të domosdoshme dhe diku- diku edhe të dhimbshme, por shikojeni, sakrficia po shpërblehet me rritje ekonomike.
Administrata fiskale ka performuar shumë mirë krahasuar me vitin e kaluar. Kemi realizim shumë  sinjifikativ të të ardhurave në gjashtëmujorin e parë prej 198 miliardë lekë dhe akoma jemi në një debat statistikor për rreth 500 milionë të ardhura që mund t’i shtohen kësaj shifre, e gjithsesi, shifra aktuale është shumë më e përmirësuar sesa viti i kaluar. Janë gati 150 milionë dollarë më shumë të ardhura se viti I kaluar dhe këtu dua të nënvizoj se pothuajse nuk ka fare dividend dhe ka shumë pak të ardhura nga burimet e tjera jo-tatimore.

Dua të ndaj me ju performancën e fiskut, ka një përmirësim shumë të ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, gati 2.2 miliardë lekë nga plani i gjashtëmujorit, dhe gati 160 milionë dollarë më mirë se viti I kaluar. Rritja e gjashtëmujorit është 11.6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Mesatarja e rritjes në gjashtëmujor, në tre vitet 2014-2016 ka qenë 8.83% ndërsa mesatarja e rritjes së të ardhurave në gjashtëmujor në tre vitet 2011-2013, ka qenë 1.1%. Shifrat flasin vetë, ka një performancë shumë të mirë të fiskut. Anti-informaliteti po funksionon në edukimin e tatimpaguesve dhe në edukimin e administratës, por sigurisht edhe në shifrat në buxhetin e shtetit.
Mallrat e akcizës, nëse i shihni, të gjitha kanë një rritje në krahasim me vitin e kaluar, përjashtuar kafen. Po t’I referohemi duhanit dhe hidrokarbureve, kemi rritje të konsiderueshme, ashtu si për të gjithë gamën e produkteve të akcizës.

Treguesi i ndjesisë ekonomike, u përmirësua me 6.2% në tremujorin e dytë 2016. Arsyet janë të shumta, mbi të gjitha është sjellja e administratës në tërësi, relaksimi i procedurave, dialogu me sipërmarrjen dhe sigurisht që treguesi i ndjesisë ekonomike ka filluar të përputhet me realitetin e rritjes ekonomike.Kjo është një kthesë shumë interesante që do të duhet ta furnizojmë me pozitivitet, ta ruajmë këtë trend në rritje në mënyrë që të shohim rritje të mëtejshme në nivelin 3.5% apo 4% të rritjes së PBB.
Dua të ndaj gjithashtu me ju ecurinë e kredisëbrenda këtij viti. Edhe pse ka një rënie të lehtë të totalit, trendi për 2016 është në rritje dhe kredia për individë ka shënuar një rritje vjetore krahasuese me vitin 2015 prej 1.5 miliardë.

Rritja e kredisë konsumatore është dyshifrore, në bazë të të dhënave të BSH.
Po kështu, tregtia me pakicë tremujor me tremujor, ka një rritje të konsiderueshme, është në harmoni me të gjitha shifrat rritëse pozitive të ekonomisë dhe është një indikacion tejet I rëndësishëm I trendit që ka marrë ekonomia shqiptare.

Të gjitha këto shifra, dua ta theksoj, konfirmojnë që ekonomia shqiptare ka hyrë në fazën e dytë të zhvillimit brenda mandatit të parë të kësaj qeverie. Pra, ka lënë mbrapa krizën, ka korrektuar problematikat e trashëguara, ka bërë axhustim fiskal dhe reforma strukturore të domosdoshme dhe të thella dhe më në fund, sakrifica po I paguan qytetarët mbrapsht. Sigurisht që të pretendoja qësituataështë tërësisht rozë, do bëja gabim, por jam I bindur që ekonomia e ka lënë mbrapaatë që trashëgoi në 2013 dhe është futur në një trend pozitiv rritës.

Risqet janë aty. Nëse do të menaxhojmë risqet e të gjitha llojeve, dhe mundësitë I kemi, instrumentet I kemi, gjasat I kemi, do të duhet të kemi vetëm maturinë, atëherë ekonomia shqiptare sigurisht që kalon atë vijën e 3% për të kapërcyer pakthim në një trajektore afatgjatë.
Ju solla jo pa qëllim numrin e bizneseve të reja, është evidente, janë 3000 biznese më shumë në janar-qershor 2016 krahasuar me janar-qershor 2015. Të gjitha shifrat pra, tregojnë që ne kemi hyrë në një cikël shumëvjecar pozitiv ekonomik.

Papunësia është debat politik dhe ashtu duhet të jetë. Forcat politike, kur janë të maturuara dhe të shëndetshme, e bëjnë debatin e papunësisë, duke iu referuar shkaqeve dhe pastaj reformave strukturore për ta ulur. Fakti tregon që papunësia është duke u ulur për shkak të zgjerimit të punësimit, megjithëse forcat e punës janë rritur. Që do të thotë që terreni ekonomik njeh hapje të vendeve të reja të punës dhe patjetër, edhe të formalizimit.

Është ulur po kështu edhe numri i të papunëve të dekurajuar, pra atyre të papunëve që refuzojnë të kërkojnë punë se kanë humbur shpresën.
Ky trend ështëi rëndësishëm për sytë e kujtdo, jo vetëm për sytë e politikës apo qeverisë.

E mbani mend debatin për inflacionin besoj, përpara disa muajsh u fol madje edhe për deflacion. E theksova edhe atëherë që nuk ka deflacion, ka inflacion shumë të ulët i cili shumë shpejt do të stabilizohet, për shkak të të gjithë indikatorëve ekonomikë dhe për shkak të krahasueshmërisë së cmimeve të shumë produkteve të këtij viti me vitin e kaluar.

Inflacioni I qershorit është 1.2% dhe të jeni të bindur që trajektorja do të jetë në rritje drejt 1.5 -1.7%. Pra, kemi bërë një debat të pafrytshëm para disa muajsh, të përdorur madje edhe politikisht. Po të isha cinik, do t’I kujtoja opozitës se cfarë ka thënë për inflacionin, por nuk jam dhe po ju them që inflacioni e ka gjetur rrugën e vet për shkak të pulsit në ekonomi, megjithëse cmimet e mallrave dhe sidomos të hidrokarbureve dhe mineraleve janëglobalisht “të sheshta”, disa në rënie.

E megjithatë ekonomia shqiptare pulson, papunësia është ulur, inflacioni po stabilizohet, rritja ekonomike është konfirmuar, kredia konsumatore në rritje. Asnjë nga ne në qeveri apo politikë, nuk jemi dot magjistarë që ta ndryshojmë me shkop magjik ekonominë, këtë ndryshim e kanë sjellë reformat.
Dua të ndaloj tek eksportet, pa energjinë, mineralet dhe lëndët djegëse, të cilat kanë pësuar rënie serioze, drastike të cmimeve në tregun ndërkombëtar dhe ne nuk kemi eksportuar energji si vend. Ka një rritje në vazhdimësi të eksporteve, ato që përbëjnëpulsin e ekonomisë shqiptare, nga 74 miliardë në pesëmujorin 2015 në 80 miliardë në pesëmujorin 2016. Rritja e eksporteve pa mineralet, energjinë dhe lëndët djegëse është 7.9%.Ushqime, pije, duhan, lëkurë dhe artikuj prej lëkurë, tekstile dhe këpucë, kanë rritje të konsiderueshme.
Vetëm eksporti i naftës bruto, është rritur në 483 mijë tonë, pra 10-15 mijë ton rritje, por është rritje në volum, megjithëse cmimet kanë rënë. Pra megjithë rënien e cmimeve, dhe vendi ynë eksporton rreth 62% të naftës bruto, eksporti është rritur.
Importi shfaqet shumë pozitiv. Importi I makinerive dhe pajisjeve ka rritje të konsiderueshme, 9.3% në pesëmujor.
Ky gjashtëmujor për Ministrinë e Financave dhe në aspektin e financave publike ka qenë gjashtëmujor shumë I mirë, përsa I përket nismave ligjore. Sot ka katër nisma kryesore mes shumë të tjerave, të cilat janë shtylla të zhvillimit ekonomik, klimës së biznesit dhe forcimit të menaxhimit të financave publike në favor të qytetarëve.
Është ligji organik I buxhetit, që sot është në fuqi, që ka bërë diferencë në menaxhimin e financave publike, duke futur për herë të parë në Shqipëri konceptin e rregullit fiskal, që për qytetarët do të thotë që ky ligj ndalon cdo lloj qeveri të rrisë borxhin, e detyron atë të ulë në vazhdimësi borxhin; e ndalon cdo lloj qeverie të abuzojë me financat publike sidomos në vitet elektorale për qëllime politike; ndalon fragmentimin e investimeve publike.
Iniciativa e dytë, e cila është në fazën e marrjes së mendimeve, është ligji I procedurave tatimore. Përtej materies që do të duhet të diskutojmë, si procesështë shembull në 20 vite sesi një ligj fiskal ndryshon duke marrë mendimin e sipërmarrjes dhe të gjitha grupeve të biznesit, shumica  etyre të mishëruara në draft. Qëllimi i draftit është thjeshtësimi dhe lehtësimi I procedurave tatimore dhe mbi të gjitha njëherë e përgjithmonë, ka hequr surprizën negative që tatimet në vite mund të abuzonin duke vendosur gjoba, duke mos I lënë hapësirë sipërmarrjes të vetëkorrigjohet. Thelbi I ndryshimeve qendron tek e drejta e vetëkorrigjimit pa penalitet. Pra sipërmarrja mund të ndryshojë përgjegjësinë tatimore, për tre vitet që kanë kaluar pa penalitet dhe cdo lloj kontrolli I thelluar, do të duhet të njoftohet 30 ditë në avancë dhe përgjatë kësaj periudhe, sipërmarrja ka të drejtë të vetëkorrigjohet duke paguar vetëm 50% të penalitetit normal ligjor që mund të merrte në një situatë tjetër.
Falja e gjobave, e cila përfshin dy etapa fiskale. Fal të gjitha gjobat dhe detyrimet dhe interesat deri në datën 31 dhjetor 2011. Pra nga 2011 deri në pesë vite mbrapa në kohë, falen të gjitha gjobat, detyrimet, interesat. Nga data 1 janar 2012 e deri më tani, i jepet një incentivë serioze sipërmarrjes ku i falen gjobat, dhe 30% e detyrimit nëse paguan 70% të detyrimit dhe në të njëjtën kohë proporcionalisht I ulet edhe interesi.
Dua të njoftoj qytetarët, që falen gjobat jo materiale, pra ato gjoba që nuk kanë detyrim tatimor si ajo gjoba që megjithëse ishte shumë ligjore, gjithsesi ngriti një lloj turbulence tek tatimpaguesit dhe individët për mos-deklarimin në kohëtë punësimit, edhe ato gjoba falen. Është një hap shumë I madh në pastrimin e bilanceve, por është një hap akoma më i madh në klimën e biznesit.
Iniciativa e katërt është ligji për rivlerësimin e pasurive. Është një hap shumë I madh për formalizim. Ka shumë shpesh raste që nuk është deklaruar vlera e plotë e një transaksioni për të shmangur taksën. Ne, në kuadrin e formalizimit të ekonomisë, afruam edhe një incentivë tjetër, që ishte një pagesë 2% për individët dhe 3% për sipërmarrjet për ata që rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme, që do të thotë që në fund të këtij procesi, do të kemi një vlerë të re të pasurive të paluajtshme, do kemi një vlerë reale dhe transaksionet do të jenë në vlera me bazë vlerën reale, jo fiktive për të fshehur taksimin për ata që do të shesin sot, nesër apo pasnesër apo që do ta mbajnë si pronë, atë pasuri të paluajtshme.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Financave po përgatit buxhetin e rishikuar. Për herë të parë nuk preken të ardhurat tatimore. Nuk po bëjmë një buxhet për të ulur të ardhurat tatimore. Përgjegjësia e qeverisë për të ardhurat tatimore ngelet e paprekur, nuk ulet.
Një nga sukseset ka qenë edhe shitja e kompanisë INSIG dhe në fakt gjej rastin t’ju sqaroj publikisht se ku shkuan ato para të privatizimit. Nga shitja prej 2.2 miliardë lekësh e INSIG apo gati 22 milionë dollarë, me ligj, gjysma shkon për uljen e borxhit publik dhe afërisht 11 milionë të tjera, unë kam qenë I bindur që ato para do të duhet të shkonin në një projekt që të përfundonte si produkt dhe arritëm në konkluzionin që të shkonin në një nga projektet më të rëndësishme të kryeqytetit që ishte unaza e Tiranës. Unë shpresoj dhe besoj që me rishikimin që po I bëjmë buxhetit, do të kemi mundësi të alokojmë fonde në këtë projekt në mënyrë që ai të jetë një produkt I përfunduar në krye të gati 9 muajve.
Dua të ndaj së fundi me ju, kënaqësinë time për kthesën ekonomike që ka marrë vendi dhe jam I bindur që nëse thellojmë reformat, nëse arrijmë ta bëjmë reformën në drejtësi, dhe jam I bindur që do ta bëjmë, nëse nuk kemi asnjë aksident politik dhe tregohemi të maturuar, ekonomia shqiptare këtë vit do të njohë një nivel shumë të kënaqshëm zhvillimi dhe do të kërcejë vitin tjetër mbi 4%, për një cikël afatgjatë prej gati 8 vitesh.
 
 
 
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën