SHBA- “Faleminderit që më keni ftuar të jem pjesë e këtij rrugëtimi, z. President.” Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në Bordin e Paqes duke kujtuar se vendimi për anëtarësimin e Shqipërisë kishte marrë pëlqimin e plotë në parlament nga palët politike dhe kjo nënvizoi ai tregon se sa e nderuar ndjehet Shqipëria.

Rama shprehu bindjen se Bordi i Paqes nuk zëvendëson Kombet e Bashkuara “por nëse ndihmon ta shkundë atë gjigand në agoni dhe dashtë Zoti, ta zgjojë, atëherë, Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.”

E pasi konfirmoi pjesmarrjen e Shqipërisë me trupat e saj në forcën e stabilizimit në Gaza, kryeministri shfrytëzoi rastin për t’u ndaluar më gjatë në një çështje tjetër, atë të ish-krerëve të UCK-së në Hagë, duke prekur një pikë të njdjeshme për presidentin Trump. Ai kujtoi se si ish presidenti Thaçi ishte arrestuar pak përpara se të nisej në Uashington ku do tënënshkruhej marrëveshja me Serbinë e propozuar nga presidenti Trump, e për më tepër kjo "u bë nga ai prokuror sikar (Jack Smith) që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht."

Rama kujtoi po ashtu se ishte po amerikan dhe Prokurori i cili javën e shkuar kërkoi dënimin me nga 45 vjet për krerët e UCK-së në Hagë. E ndërsa ka vetëm pak muaj kohë dëeri në marrjen e një vendimi nga një gjykatë që sic tha deri tani ka dështuar, në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike, Rama iu drejtua me një kërkesë presidentit Trump "le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish."

Në mbylljen e fjalës së tij kryeministri shqiptar vuri në dukje miqësinë që vendi ka si me Izraelin dheme vendet arabe e se për këtë "shpresojmë fort të jemi një vlerë e shtuar e vizonit tuaj të jashtëzakonshëm". 

***

Më poshtë fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes

Faleminderit që më keni ftuar të jem pjesë e këtij rrugëtimi. Zoti president, vota plotësisht e harmonizuar, dyptiake që parlamenti ynë pati në mbështetje të kësaj nisme flet vetë për sa e nderuar është Shqipëria që është një prej anëtareve themeluese të kësaj organizate të re.

Shumë në BE thonë se Bordi i Paqes synon të zëvendësojë Kombet e Bashkuara, por mua nuk më duket si një përpjekje për të zëvendësuar Kombet e Bashkuara, por nëse ndihmon ta shkundë atë gjigant në agoni dhe dashtë Zoti ta zgjojë, atëherë Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.

Zoti president, ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për të ndalur konfliktin pikëllues në Gazë dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në forcën e stabilizimit me trupat e saj. Në të njëjtën kohë propozoj që ky bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë drejtpërdrejtë me ndërtimin e një objekti publik të dedikuar për fëmijët palestinezë. Duke bërë kështu, bota do të ndihmonte fëmijët e Gazës që janë pengjet më të të pafajshme të lunatizmit të Hamasit të rriteshin me praninë fizike të vargut më të madh të duarve që ka shtrënguar bashkë njerëzimi ndonjëherë, jo vetëm duke vendosur paratë por po kështu duke sjellë dhe arkitektët e tyre në mënyrë që bota të transformojë një plakë të historisë në një oazë shprese ku dhembshuria merr formë konkrete dhe e ardhmja merr formë rreth atyre që meritojnë më shumë, brezi i ardhshëm i palestinezëve. Shqipëria do të ishte e privilegjuar të bëjë pjesë e këtij vargu.

Më lejoni shumë shkurtimisht t'ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur më pranë vendit tim, ku udhëheqja e presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshje përfundimtare paqeje, presidenti i Kosovës që aso kohe u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte ajo çfarë u bë nga ai prokuror që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.

Sot presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykatë e posaçme në Hagë sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike disa prej tyre të pranishme këtu, të pranishme këtu, që duhet t'ju vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, zoti president, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatim paguesit e tij kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës. Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu që u ngrit nga rezistenca ndaj spastrimit etnik për t'u bërë paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar në një gjykatë që deri më tani ka dështuar në çdo hap të vetin t'ju përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike.

Për hir të Zotit zoti president le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish. Edhe njëherë faleminderit shumë që përfshihet Shqipërinë në këtë nismë fisnike duke sjellë miq, duke qenë miq të afërt me Izraelin dhe me vendet arabe. Shpresojmë fort jemi një vlerë e shtuar e vizionit tuaj të jashtëzakonshëm.

 

SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MILI: 20/02/2026 12:22

    BRAVO SI E HOXHA NE OKB KE FOL VETEM SE NUK I RE ME GRUSHT TAVOLINES, RRUP SUP JA MYLLE GOJEN

    Përgjigju
  • hahaha: 20/02/2026 11:48

    Që prej shekujsh rron e thëna "Qingji i butë pi në dy nëna". Por nuk dini me te renë "PI SERVILI GJITHE KOPENE"

    Përgjigju
  • five company: 20/02/2026 06:07

    " Zoti ne rradhe te pare nuk mund te bekoje urrejtjet fetare!!! Zoti nuk mund te bekoje torturat ndaj besimtareve te tij !!!! Zoti nuk mund te bekoje dhe te fale kriminelet e genocideve ne bote per aresye te urrejtjes se perkatesive te ndryshme etnike, fetare, sociale, ekonomike, gjinore, raciale,seksuale, etj. Gaza eshte shembulli me tipik qe nga 1948, i genocidit dhe ureejtjes fetare, Bosnja - Hercegovna, Kosova ishin shembulli me tipik i genocidit fetar dhe etnik. PS. Ju nuk mund te filloni rindertimin e Gazas, nqs nuk denohen shkaktaret dhe urdheruesit e genocidit. Perseri do filloje e njejta rutine. "Kalaja e dhe legjenda e Rozafes". Te provokosh nje popull, deri ne limitin e durimit dhe te ekstremit, te mohosh te drejten e tij per te mbrojtur besimin, traditat, kulturen e trasheguar do te thote mohim i te drejtave themelore te Njeriut! " Karten e te drejtave themelore te Njeriut" dhe Titulli i Kushtetutes Amerikane " We the People" ! Vetem kete bekon Zoti!!!

    Përgjigju
  • redi: 19/02/2026 18:21

    Fjala e zotit Rama ishte treguesi me i mire i perfaqsimit te Shqiperise ne bordin e paqes

    Përgjigju
  • Vlora: 19/02/2026 18:21

    Eurofjalim!!! Bravo per këtë!!!

    Përgjigju
    • Çolja: 19/02/2026 20:42

      Mua mu duk worldfjalim

  • Tani: 19/02/2026 18:10

    Sot nje palestinez u vra ne Bregun Perendimor nga nje kolon çifut ashtu siç ndodhe pothujse per çdo dite. Banorete bregut perendimor, aty ku Hamasi nuk ka shkelur asnje here, terrorizohen per çdo dite e plaçkiten dhunohen e vrahen vetem sepse jane palestinez. Vet politikanet e shteti nazist flasin per spastrim etnik hapturazi e pa u msheh e ky flet qe femijet e Gazes peng te Hamasit. Pa pik turpit

    Përgjigju
    • Labi: 19/02/2026 19:01

      Pse nuk dorezon armet Hamasi?Cdo tension ne rajon vjen prej Iranit,rusve,kinezve ne Lindje te Mesme

  • I madh: 19/02/2026 18:09

    Pa fjale per kete burre te madh. Bravo Ed, bravo.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 19/02/2026 19:03

      Nje kryeminister qe i ka munguar Shqiperise .Ekselen Z Edi Rama .

  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 08:56

    A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?