FIER- Reshjet e dendura të ditëve të fundit të shoqëruara me shkarkime nga Heci i Banjës të cilat arritën deri në 100 metër kub për sekondë sollën sërish prurje të mëdha në lumin Seman.
Sipërfaqe të konsiderueshme bujqësore të kultivuara me kultura të stinës në disa fshatra jane permbytur.
Më problematike situata paraqitet në fshatrat Petovë dhe Mbrostar të bashkise Fier.
Banorët thonë se ështe e treta herë radhazi që përmbyten brenda pak muajsh duke u shkaktuar dëme të parikuperueshme në ekonomitë e tyre teksa fajësojnë njëzëri shkarkimet e pakontrolluara. Përveç tokave bujqësore , për të tretën herë janë përmbytur edhe oborret ne disa banesa.
“Jetoj prej 25 vitesh në këtë zonë”- thotë Sulo Tafa- “por një përmbytje të tillë nuk e kemi parë asnjëherë”.
Ai tashmë ka shpërngulur edhe familjen dhe qendron vetëm në banesë për tu kujdesur për bagëtitë.
“Dëmi është i madh dhe pa ndihmën e shtetit, tashmë jam në kushtet e mbijetesës”, thekson ai.
Dëmet e njëpasnjëshme nga përmbytjet kanë rënduar më tej gjëndjen ekonomike në zonë.
Komente











