Vizita e kryeministrit Rama në SHBA, motivi kryesor i së cilës ishte Bordi i Paqes së Trump, vijon. Kryeministri dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, janë ulur në tryezën e Atlantic Council (Këshillit Atlantik), i cili është një nga organizatat më të rëndësishme në SHBA për politikat strategjike.
Rama ka ndarë disa foto në rrjetet sociale duke shpjeguar se çfarë është diskutuar dhe shprehet se interesi ndaj Shqipërisë për profilin e saj ndërkombëtar ka qenë i lartë.
“Në tryezën e Atlantic Council, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në SHBA, ku pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj të ri ndërkombëtar dhe pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Europian”, shkruan Rama.
Komente










