Më lejoni, në fillim të përshëndes sinqerisht ministret për çka thanë, parafolësit për çka kontribuuan, me fjalët e tyre dhe sigurisht edhe përfaqësuesit e miqve dhe të partnerëve tanë këtu në sallë që kanë marrë mundimin të vinë dhe të ndjekin këtë takim të posaçëm që zhvillohet me administratën publike, për administratën publike.
Sfida jonë është komplekse dhe është e shtrirë në çdo aspekt të jetës së vendit, por besoj që në zemrën e kësaj sfide qëndron domosdoshmëria e vendit tonë dhe e çdo qytetari të zakonshëm të këtij vendi për shtet. Dhe kur thuhet shqip për shtet, nënkuptimi më kuptimplotë i kësaj fjale është një administratë në shërbim të qytetarit dhe në respekt të Kushtetutës dhe të ligjeve të vendit. Një administratë, që në fund të fundit, është ajo çka ka munguar më shumë se shumëçka tjetër në gjithë këto vite dhe është ajo çka do të jetë themeli i Shqipërisë evropiane, në kuptimin më të plotë të kësaj fjale, i Shqipërisë anëtare të BE-së.
Në një realitet që jetësohet këtu në vend, në realitetin evropian të jetës së këtij vendi dhe që pikësëpari fillon aty, ku qytetari troket dhe dera e administratës hapet për ta dëgjuar dhe për ti shërbyer. Sepse me anë të administratës publike, eksperienca dhe profesionalizmi i njerëzve të një vendi vihet në shërbim të kujt administrata i përket, shoqërisë. Shoqërisë, që kërkon me plot të drejtë që administrata publike të ndahet së pari nga politika. Dhe kjo nuk do të thotë që kush shërben në administratën publike të mos ketë bindje politike apo të mos ketë angazhim qytetar në respekt të ideve të veta dhe në mbështetje të kauzave në të cilat beson.
Kjo nuk do të thotë që kush shërben në administratë ti shmanget nga frika, aktiviteteve politike apo të ngurojë, po nga frika, që të bëhet pjesë e diskutimeve që politika hap me shoqërinë për një arsye apo për një tjetër. Kuptohet që kjo nuk do të thotë po ashtu që politika ta uzurpojë administratën përmes të besuarve të vet, por përkundrazi që politika si besim i njerëzve për ta bërë jetën më të mirë, të mos ndahet nga bindja e çdo nëpunësi se në administratë është për t’iu shërbyer njerëzve, pavarësisht bindjeve të veta dhe pavarësisht bindjeve të tyre. Sepse në fund të fundit, politika për sa kohë nuk është mjet përfitimesh personale, por mjet për ta bërë më të mirë bashkëjetesën mes njerëzve, jo vetëm që nuk i shkon kundër qëllimit të administratës dhe shërbimit në administratë, por përkundrazi e mbron administratën më mirë nga politika e një pushteti për ta kthyer administratën në mjet të vetvetes. E pra është shumë e rëndësishme që sot nënvizohet fakti se ndryshimi i ndodhur në 23 qershor, i cili sigurisht hap perspektiva të reja në shumë plane për vendin, ka të bëjë edhe me të vërtetën e thjeshtë se askush që shërben në administratën publike, nuk duhet, jo vetëm të detyrohet që të marrë pjesë në aktivitetet politike të partive që qeverisin, por as nuk duhet të ngurojë të marrë pjesë në aktivitetet politike të atyre që janë në opozitë. Sigurisht, e gjitha kjo, jashtë mjediseve të punës dhe jashtë orëve të punës. Sepse të marrurit pjesë në jetën politike të vendit si qytetarë është dhe mënyra më e mirë për ta bërë dhe politikën më të mirë dhe për ta vënë atë më shumë në shërbim të qytetarëve, ku politika nuk është mjet për të kapur sistemin dhe për të siguruar të ardhmen e disave, por është sistemi i komunikimit që e bënë më të mirë të sotmen dhe më të garantuar të ardhmen. Ku politika nuk është një tërësi llogarish të pushtetit, por është një ide dhe është një shtysë e brendshme, qoftë edhe për t’ju kundërvënë pushtetin, pavarësisht se në orët e tua të punës je i detyruar që të mos mendosh se kush është në pushtet, por të mendosh se si ti shërbesh deri në fund, në respekt të plotë atyre që kanë trokitur në derën tënde dhe kërkojnë shërbimin, që me ligj je i detyruar t’ua japësh. Ku politika nuk është mënyrë për të shfrytëzuar të tjerët apo për të shfrytëzuar probleme të të tjerëve, por është një rrugë për ti adresuar ato. Ku politika nuk është partia shtet e kalimit të kohës me deklarata për të thënë një gjë dhe menduar një tjetër apo për të bërë një gjë, ndërkohë që thotë një gjë tjetër. Prandaj për ta mbyllur me pjesën e bindjeve politike, është shumë rëndësishme që gjithsecili në këtë vend të jetë plotësisht i sigurtë, se koha kur për shkak të bindjeve politike, kur për shkak të pjesëmarrjes në një aktivitet politik të atyre që janë në opozitë, kur për shkak të shprehjes së një mendimi të papëlqyeshëm për ata që janë në pushtet, thjesht duke diskutuar me kolegët, mund të flakeshe nga puna, ka mbaruar njëherë e mirë. Kjo është një kohë e re, është një kohë për të forcuar qytetarinë dhe sigurisht është një kohë që qytetaria të marrë sa më shumë pjesë, nga ajo pjesë, që për fat të keq politika e ka marrë peng për vete, për vite e vite me radhë, duke i lënë qytetarët jashtë dhe për të vazhduar me pjesën tjetër që është arsyeja pse jemi këtu sot dhe që lidhet me administratën, jo si angazhim politik, por si shërbim me profesionalizëm dhe me ndershmëri ndaj qytetarit.
E pra, unë dua ta them shumë hapur edhe pse është e qartë, për më tepër për një vend të vogël si ky i yni, ku nuk është e vështirë që po të bisedojmë me njëri-tjetrin, pas pak mund të zbulojmë se jemi dhe kushërinj, pa e ditur se kemi qenë më parë dhe ku shumica jemi kushërinj me njëri-tjetrin, nuk vihet as për ti shërbyer partisë dhe as sepse i ke shërbyer partisë, por vihet dhe qëndrohet apo vazhdohet të qëndrohet, pavarësisht se tek cila parti beson dhe pavarësisht se për cilën parti militon si vullnetar, në kohën tënde të lirë prej qytetari.
Në administratën shqiptare vihet për ti shërbyer shoqërisë dhe qëndrohet aty i pacënuar nga asnjë arsye që nuk ka të bëjë me punën tënde për sa kohë e bën këtë shërbim me profesionalizëm dhe me ndershmëri.
Ne duam të bëjmë një administratë që të jetë mishërim i talenteve dhe i aftësive të gjithë atyre njerëzve që qoftë për shkak të eksperiencës së gjatë në administratë, qoftë për shkak të studimeve të bëra jashtë, të krijojë besimin se kjo administratë është në të vërtetë, jo vetëm hapësira që mbron profesionalizmin dhe mbron vlerat e shkruara mbi të cilat është e ndërtuar, por është edhe hapësira ku gjithsecili që kërkon një shërbim prej saj e ndjen veten të mbrojtur nga padrejtësia. Sigurisht që është e lehtë ta thuash, është shumë e vështirë ta bësh. Por nuk është vështirësia që sado e madhe të jetë do të na bëjë të tërhiqemi nga qëllimi që kemi që ti japim administratës dita-ditës, vit pas viti, një trajtë të re, solide dhe të respektueshme nga të gjithë. Trajtën e një administrate evropiane, trajtën e një administrate të një vendi që me plot të drejtë pretendon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian dhe si anëtar i Bashkimit Evropian duhet të krenohet me administratën e vet. Nuk është e vështirë, sepse sot administrata për fat të keq prej vitesh ka qenë tërheqëse përgjithësisht sepse në administratë mund të punoje pak dhe nëse guxoje të shkelje ligjin mund të fitoje shumë. E pra, nuk ka qenë tërheqëse sa do duhet të ishte për profesionistët, sa do duhej të ishte për njerëzit, jo vetëm me eksperiencë, por dhe me norma të një edukate dhe të një kulture që nuk pranon korrupsionin, që nuk e pranon ryshfetin dhe që nuk e pranon diktatin për të bërë korrupsion apo për të marrë ryshfet.
Dihet që ende sot administrata jonë nuk ka luksin që të konkurrojë me sektorin privat për sa i përket rrogave për të gjithë ata, që mund fare mirë të jetojnë në sektorin privat me një rrogë shumë të mirë. Dhe gjendja jonë financiare nuk na lejon që të mund të mendojmë se në një afat të shkurtër apo të mesëm, kjo gjë do të jetë e mundur. Por ama nga ana tjetër, jam plotësisht i bindur se nuk është rroga, arsyeja e parë, pse ata që mund të bëjnë diferencën i shmangen administratës dhe nuk marrin pjesë në konkurse apo nuk bëjnë përpjekje që të bëhen pjesë e administratës. Janë të tjerë faktorë dhe unë kam mundur që ti kuptoj këta faktorë të tjerë në kohën që drejtoja bashkinë e Tiranës dhe çdo vit bëja një takim në fund të vitit shkollor me studentët më të shkëlqyer të disa fakulteteve thjesht për ti dëgjuar dhe kuptuar se çfarë mendonin, çfarë donin të bënin, ku e shikonin të ardhmen e tyre. Dhe sigurisht që pyetjes se a donin të punonin në shtet pjesa më e madhe i përgjigjej negativisht. Por pyetjes nëse rroga ishte arsyeja se pse nuk donin të punonin në shtet, pjesa më e madhe i përgjigjej po, negativisht.
Faktori i parë ishte imazhi i shtetit, për ata vajza dhe djem që sapo kishin mbaruar universitetin me rezultate të shkëlqyera dhe që me plotë të drejtë kishin ëndrra të mëdha dhe aspirata të larta për jetën e tyre, ishte diçka e papërshtatshme që të përziheshin me një shtet me një imazh aq të rënduar. Faktori i dytë ishte mungesa e besimit se nëse do të hynin në një proces normal për të marrë një punë në shtet, merita e tyre do të vlerësohej. Pastaj vinte faktori i tretë që ishte rroga. E pra jam i bindur që në qoftë se ne do të përmirësojmë imazhin e shtetit dhe në qoftë se ne do të krijojmë kushte që të besohet se po kush është i zoti përmes konkursit mund të shkojë aty ku dëshiron dhe pastaj brenda administratës mund ta bëjë karrierën që dëshiron, ne do të mundemi të bëjmë shumë progres dhe jo në shumë kohë, për ta bërë administratën një hapësirë ku eksperienca të ndërthuret me dijet e reja që kanëshumë vajza dhe djem, sot dhe që për vite me radhë janë privuar nga mundësia që ato dije t’i vënë në shërbim të shtetit, duke shërbyer në administratën publike.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com