Petrit Malaj, aktor dhe dekan i Universitetit të Arteve, ka treguar për "Repolitix" lidhjen e ngushtë që ka pasur me aktorin dhe regjisorin e ndjerë Rikard Ljarja.
Malaj tha se ishte Larja që e zbuloi si talent në aktrim, ndërsa ka treguar dhe histori personale me të gjatë realizimit të filmit "Kur hapen duart e jetës', në të cilën Ljarja ka qenë regjisor.
Ai shprehu dhimbjen për humbjen e Ljarjas, ndërsa tregon dhe fjalët e fundit që komunikoi me të.
"Këto kohë jemi goditur me numër të lartë vdekjesh për shkak të koronavirusit dhe lajmi për vdekjen e tij më trishtoi shumë. Rikardi, ka ditur të hyjë në çdo familje shqiptare me realizimet e tij. Unë personalisht kam 40 vjet që e njohë mirë dhe kemi patur angazhime në dy projekte filmike së bashku.
Me vdekjen e tij, kam humbur një shpirt të bukur sepse ai shkruante, pikturonte, e mbi të gjitha aktor e regjisor.
Kemi humbur jo pak...prej viteve 70 e këtej, ishte pjese e familjeve shqiptare. Aktori nuk njeh moshë dhe kinemaja pasqyron një realitet në shoqërinë tonë. Vitet e fundit, Rikardi ka qenë pak i tërhequr për arsye të shëndetit të tij por ai është marrë me angazhime artistikë dhe libra.
Unë isha 12 vjeç kur u xhirua filmi 'Rrugë të Bardha', atje ishte vërtet 1.5 metër borë. Rikardi e ka transferuar një atmosferë të tillë të ngrohtë.
Rikardin e njohim si njeri të ditur e me zemër të madhe...ai ka lënë një pasuri të madhe në kinematografin tonë me personazhet e tij.
I jam mirënjohës sepse më propozoi dhe më ndihmoi të shfaqesha si aktor. Rikard ti je i fortë i thash dhe dua të them që të të dua ty, sa të jem gjallë do të jem mirënjohës....i kam thënë këto fjalë herën e fundit kur e takova se e pash gjendjen e rënduar të tij", tha Malaj.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.6%
-
Jo
16.9%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 3068
Lajme të tjera
-
Dëgjesë me ambasadorët e rinj, Petrit Malaj propozohet për Prishtinën: Do çoj diplomacinë në nivel tjetër! Kodheli: Njohja e Kosovës, detyrim
17 Korrik, 16:41
-
Tensionet në veri, Rama propozon ambasadorët e rinj në Prishtinë e Beograd! Për Kosovën figuron emri i aktorit të njohur nga Tropoja
16 Korrik, 16:49
-
Dokumentari i Mevlan Shanaj për kolegun-mik: Rikard Ljarja ishte fenomen! Lako: Rrëfimet e kolegëve, thesar! Përlotet bashkëshortja Marjeta: Mirënjohje
3 Prill, 20:09
-
'Ma kapi dorën dhe nuk e lëshoi më', rrëfimi i Marjetës në dokumentarin për Rikard Ljarjan
1 Prill, 20:11
-
SPECIALE/ Në s(provën) e shfaqjes 'Përvjetori i ditëlindjes', Bitraku 'thyen' kanonet e teatrit e ngjit 100 spektatorë në skenë, Halilaj përballë Malajt në një lojë komplekse
28 Maj 2022, 21:56
-
Lorenc Vangjeli: Rikard Ljarja, i Miri, i Keqi dhe i Bukuri tek një individ
20 Prill 2022, 17:55
-
FOTO/ Prill ‘i hidhur’ pa Rikard Ljarjan, Mevlan Shanaj: Marjeta na ka mbledhur për lindjen tënde! Arkivi i Filmit: Kur përmendet Rikardi, vërshojnë virtytet më të larta që mund të ketë një njeri
2 Prill 2022, 13:44
-
PS 1 mandat në Tropojë, kryebashkiaku Byberi: Kishte manipulim të tmerrshëm nga PD por ne e njohim rezultatin e zgjedhjeve
6 Maj 2021, 10:11
-
Sherri në Tropojë, Petrit Malaj për Report Tv: Përfaqësuesit e PD goditën dhunshëm në një dhomë kryetarin e PS të zonës! 'Blerja e votës' argument banal
25 Prill 2021, 15:21
-
Rama publikon videon: O miq tropojanë që s'jeni tropojsa, zgjidhni punën dhe jo dhunën! Ata që i votuat 30 vjet veç sherrin u keni parë
23 Prill 2021, 10:43
-
Rama: Në PD problemi është te koka! Berisha s'bëri asgjë për Tropojën, i dha 11 diga HEC-esh! Luli si dhëndrri te ‘Zonja nga qyteti’, s’e di si quheni e ju thotë tropojsa
18 Prill 2021, 18:34
-
Ngriti flamurin e PD-së me dron në takimin elektoral të PS në Tropojë, procedohet 28-vjeçari
10 Prill 2021, 19:45