Rudi Garcia do jetë trajneri i ri i Napolit për sezonin e ri. Francezi, pasi la Al-Nassr të Ronaldos në Arabinë Saudite, ka gjetur akordin dhe do rikthehet në Itali, aty ku më parë ka drejtuar Romën.
Pas zyrtarizimit nga presidenti Aurelio de Laurentiis, 59-vjeçari ka reaguar në kanalet e komunikimit, duke shprehur lumturinë e tij për një detyrë te kampionët e Serie A
"Çfarë kënaqësie të vazhdosh në projektin që Napoli ka nisur. Çfarë kënaqësie të rikthehem në Itali. Jam i motivuar dhe ambicioz si kurrë më parë për të vazhduar të mbaj në majë ngjyrat e kampionëve të Italisë”, tha tekniku 59- vjeçar në një postim në kanalet e komunikimit.

Në karrierën e tij, Garcia ka drejtuar klube si Saint-Etienne, Dijon, Lille, Roma (2013-16), Marseille, Lyon dhe Al-Nassr.
S.Dh/Shqiptarja.comKomente

