Rudi Garcia është trajneri i ri i Napolit. Pas një procesi të gjatë përzgjedhje, De Laurentiis zgjodhi pasardhësin e Spallettit.

Trajneri francez u takua me presidentin e Napolit e pasi mposhti konkurrentët Paulo Sousa dhe Galtier dhe mori 'stolin' e trajnerit.

Për Garcian, 59-vjeç, ky është një rikthim në Itali. Nga viti 2013 deri në vitin 2016, ai ka drejtuar Romën.

Në sezonin e fundit ai ishte gjithashtu trajner i Cristiano Ronaldos në Al-Nassr. Marrëveshjen me Al Nassr, e ndërpreu në prill.