Fjalët prekëse të Rozana Radit
për motrën e Ergi Dinit

Fjalët prekëse të Rozana Radit<br />për motrën e Ergi Dinit
TIRANE - Këngëtarja Rozana Radi i ka dërguar një mesazh shumë prekës koleges së saj Barbana Dini, pas humbjes së vëllait të saj Ergit.

Rozana e këshillon Barbanën të mos e largojë dorën nga zemra, sepse aty është Ergi dhe do të jetë gjithmonë.

Barbana e shtrenjtë! E di mirë që sot po mban në lëkurë peshën e vetmisë të Ergit tënd të dashur!Shiko qiellin dhe vëre dorën në zemër. Vëre dorën në zemër sepse aty askush nuk mund ta largojë Ergin nga ty portretin e tij vështrimin e tij!Në zemër është vendi më i sigurtë. Është vendi ku ai ka lindur!Sepse një vëlla përpara se të vi në jetë ka qenë në zemrën tënde të motrës, babait ,nënës. Dhe do të qëndroj aty dhe pse fluturoj shumë shpejt lart. E di që do ta shohësh atë qiell me zili sepse të ka marrë vëllain tënd të vetëm. Por ti mos e largo dorën nga zemra sepse Ergi është aty e do të jetë gjithmonë.” -shkruan Rozana.

Barbara Dini dhe Ergi
  (Ergi Dini dhe motra e tij Barbana Dini)

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri