'Ka bërë botox për të hequr rrudhat', Rama: Iu duk lëkura ime me shkëlqim si e Fevziut! Ja arsyeja pse po buzëqesh më shumë (VIDEO)

I pranishëm në Tiranë, në një bashkëbisedim me gratë e vajzat, kreu i PS-së, Edi Rama, reagoi edhe në lidhje me disa lajme që postuan disa media një ditë më parë se kryeministri ka bërë lifting, për eliminimin e rrudhave. Ai nuk e kurseu ironinë dhe batutat, ndërsa tha se arsyeja pse lëkura  e tij "po shkëlqen si e Fevziut", është fakti se ka arsye për të buzëqeshur më shumë.

Sipas Ramës, dielli po fillon të buzëqeshë mbi Shqipëri, ndërsa përmendi vaksinimin e qindra të moshuarve, që tashmë janë liruar nga frika e COVID.

"Lajmi i fundit është që unë kam bërë botox. Është lajm në mediat që i bëjnë gjithë kohën botox sondazheve të Lulit, fushatës së Lulit, partisë së Lulit dhe nuk lënë laps pa përdorur për t'i shtuar çdo ditë rrudha imazhit të Shqipërisë, për t'ja zhgarravitur çdo ditë fytyrën këtij vendi dhe për tja ekspozuar çdo ditë karikaturën e shpirtit të tyre njerëzve të këtij vendi. Unë botox?! Pse kam bërë botox?! Se i jam dukur papritur i buzëqeshur dhe lëkura ime i është dukur papritur si lëkura e Fevziut, me shkëlqim. Ka një arsye pse unë jam pak më i qeshur seç isha, ka një arsye pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, kjo nuk është botoksi, është dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipëri, dielli që shkëlqen në sytë e qindra mijëra gjyshëve dhe gjysheve që marrin vaksinën dhe marrin frymë thellë dhe takojnë nipat e mbesat", tha Rama.  


Lajmi kryesor:

Rama, me gratë e vajzat në Tiranë: Merrni në dorë fatin e votës më 25 prill! Ftesa ime për Bashën jo për të bërë qeverinë siç bënë nga halli Saliu e Likja


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari