Rama, me gratë e vajzat në Tiranë: Merrni në dorë fatin e votës më 25 prill! Ftesa ime për Bashën jo për të bërë qeverinë siç bënë nga halli Saliu e Likja

Nga Sheshi 'Italia' në Tiranë, në praninë e qindra vajzave dhe grave, Kryeministri Edi Rama iu drejtua atyre me një apel të fortë. I kërkoi që të marrin në dorë fatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tij askush më mirë se sa gratë nuk e kupton që ka vetëm një rrugë për tu përballur me vështirësitë, që është të punosh.

Rama komentoi edhe një herë ftesën që i bëri pak ditë më parë kreut të PD-së për bashkëpunim. Rama tha se nuk bëhet fjalë për një ftesë për bashkëqeverisje si ajo e Berishës me Liken, nga halli se nuk kishte vota, por një ftesë për ta bërë politikën që ti ngjajë sadopak shqiptarëve.

Ndërkohë që nuk la pa reaguar edhe në lidhje me disa lajme një ditë më parë se kryeministri ka bërë lifting, për eliminimin e rrudhave. Ai nuk e kurseu ironinë dhe batutat, ndërsa tha se arsyeja pse lëkura  e tij "po shkëlqen si e Fevziut", është fakti se ka arsye për të buzëqeshur më shumë.

1618566840_rama.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
Bërtasin 'Rama ik' gjatë takimit të tij me gratë, kryeministri: Po ju prisja, më jeni bëri si 'Koncert në vitin 1936'

Kryeministri Edi Rama ishte duke zhvilluar një takim elektoral me gratë në Tiranë, kur një person bërtiti “Rama ik”, duke i ndërprerë fjalën. Duke e kaluar me batutë, Rama tha se ishte duke e pritur një reagim të tillë që kur nisi të merrte fjalën. Sipas tij ky është një refren si “Koncert në vitin 1936” që vazhdon.

“Ja, doli. Po e prisja, po e prisja. Nuk ka se si mos të dalë. Është “Koncert në vitin 1936” që vazhdon. Është po i njëjti koncert, janë po ata. Partia Demokratike, sot ka më shumë makina dhe bori në dispozicion, por është ajo makina e atij agait të rënë nga vakti, që me çdo kusht donte të prishte koncertin dhe që i dukej pianoja si gogol”, tha Rama duke qeshur.

Ora 13:06
Rama kujton si kërkonte t'i binte në sy Mimi Kodhelit: Ishte super kinge dhe me flokë të gjata, gjuaja që të tregoja sa i zoti isha për kosha (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti me gra dhe vajza në Tiranë, ka folur ndër të tjera për figurat më të rëndësishme të kësaj partie. Duke prezantuar gratë socialiste, Rama tregoi histori të ndryshme sesi janë bërë ato pjesë e PS.

Kreu i qeverisë ka kujtuar edhe njohjen e hershme me Mimi Kodhelin. Rama tha se ishte i vogël, kur Mimi shkonte tek shtëpia e tyre bashkë me prindërit e saj. Kryeministri e përshkroi atë si një vajzë kinge, ndërsa shton se çfarë bënte për t’i rënë në sy.

“Me Mimin kishim një lidhje të largët në kohë të largët për shkak të prindërve dhe unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë bashkë me Mimin.

Ajo ishte një super kinge me flokë të gjatë, nga ato lloj kingesh që kur futet në jetën e një pubertari krijojnë fantazira.

Ne kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit dhe Mimi vinte, unë dilja poshtë dhe gjuaja për të treguar sa i zoti isha për të bërë kosha.

Por deri këtu, asgjë më tepër. Më pas u takuam pas shumë vitesh dhe Mimi punonte në sektorin bankar. Ajo erdhi të punonte me ne më pas. S’po jua tregoj pjesën tjetër të historisë sepse tani e dini”, tha Rama.

Ora 12:27
Rama komenton sërish ftesën që i bëri Bashës: Nuk bëhet fjalë për një bashkëqeverisje si ajo e Berishës me Liken nga halli se nuk kishte vota (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama sot gjatë një bashkëbisedimi me gratë në Tiranë, ka komentuar sërish ftesën që i bëri pak ditë më parë kreut të PD-së për bashkëpunim. Rama tha se nuk bëhet fjalë për një ftesë për bashkëqeverisje si ajo e Berishës me Liken, nga halli se nuk kishte vota, por një ftesë për ta bërë politikën që ti ngjajë sadopak shqiptarëve.

“E keni dëgjuar zhurmën për bashkëpunimin me Lulzim Bashën dhe PD. Natyrisht, mënyra si komentohet është e njëjta, me botoks ose zhgarravina. Sot nëse ka këtu në këtë vend që mund ta dëgjojnë dhe ta kuptojnë deri në fund atë që unë them janë veshët e nënave që kanë shqetësimin se çfarë do bëjë më shumë Edi Rama dhe PS për ne, për shtëpinë tone.

Dhe si do bëhen të gjitha këto se të bukura duken, por si do bëhen me këtë politikë që është mina me sahat që plas ndërsa ne duam të ecim përpara. Thirrja për t’u bashkuar dhe vetëdija ime se bashkimi është domosdoshmëri, bindja ime se dalja nga tuneli i pandemisë për ta bërë diellin për të gjithë, nuk është thirrje për të bërë një qeveri bashkë siç bëri Saliu me Liken nga halli kur nuk kishte votat apo siç janë bashkuar partitë për interesa. Ne nuk kemi nevojë dhe nuk do kërkojmë vota nga të tjerë sepse më 25 prill do marrin shumicën e votave.

Por është thirrje për ta bërë politikën që t’i ngjajë shqiptarëve përballë tërmetit dhe pandemisë. Shqiptarët në ato faza i bashkoi ajo që e vuanin njësoj nga brenda. Politika duhet të bëjë që bashkimi të mos vijë nga halli, por nga detyrimi ndaj njerëzve për ta bërë politikën një hapësirë ku njerëzit të mos kenë frikë të hyjnë. Një hapësirë ku shumë Ogerta, Etilda, Elisa, Bora, Edona të mos kenë frikë të hyjnë”, tha Rama.

.

Ora 12:17
Rama, thirrje grave dhe vajzave: Duhet të merrni në dorë fatin e votës më 25 prill! Askush më mirë se ju nuk e di si përballesh me vështirësitë (VIDEO)

Në takimin me gratë dhe vajzat në Tiranë, Kryeministri Rama i ka bërë thirrje atyre që të marrin në dorë fatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

"Basha është Rrapushi i rikthyer në një formë tjetër për t'i bërë kësaj shoqërie një tjetër test, testin që e ka kapur shpesh në historinë e saj dhe ka shkuar pas berihait. Nëse vjen ky Xhaferri i vogël Shqipëria do të shkojë poshtë dhe nuk mund të ngjitet. Ngjitja në majë bëhet me vështirësi pasi nuk është e lehtë. Dhe në këtë moment është shumë e rëndësishme që gratë, ato që e dinë se çfarë do të thotë të mbash shtëpinë, të mbash  fëmijët, duhet të marrin në dorë fatin e votës më 25 prill. Askush më mirë se sa gratë nuk e kupton që ka vetëm një rrugë për tu përballur me vështirësitë, që është të punosh.

 

Ora 11:53
Rama për Manastirliun: Sot jemi në krye të tabelës së klasifikimit për ritmin e vaksinimit kundër COVID, falë lidershipit të një gruaje (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim më gratë në kryeqytet, vlerësoi rrugëtimin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut, dhe kontributin e saj. Rama tha se sot jemi një nga pak vendet në krye të tabelës së klasifikimit për ritmin e vaksinimit dhe kjo falë lidershipit të një gruaje.

‘Në skuadrën tonë janë gratë dhe vajzat që janë këtu, të gjitha historitë e tyre janë të ndryshme. Ogerta ka qenë gjimnaziste kur me një grup të vogël vajzash dhe djemsh u bashkuan me mua në fushatën për Tiranën. Ogerta vazhdoi rrugën e saj, për të ardhur sot deri këtu. Një rrugë e kërkesës ndaj vetës dhe një rrugë e rritjes profesionale. Sot gjendet me barrën më të jashtëzakonshme përballimin e pandemisë. Sot ne jemi një nga pak vendet në krye të tabelës së klasifikimit për ritmin e vaksinimit. E ndërsa sot shëndetësia jonë është totalisht ndryshe nga sa ishte pak vite me parë, është padyshim lidershipi i një gruaje.’- tha Rama.

Ora 11:50
'Ka bërë botox për të hequr rrudhat', Rama: Iu duk lëkura ime me shkëlqim si e Fevziut! Ja arsyeja pse po buzëqesh më shumë (VIDEO)

I pranishëm në Tiranë, në një bashkëbisedim me gratë e vajzat, kreu i PS-së, Edi Rama, reagoi edhe në lidhje me disa lajme që postuan disa media një ditë më parë se kryeministri ka bërë lifting, për eliminimin e rrudhave. Ai nuk e kurseu ironinë dhe batutat, ndërsa tha se arsyeja pse lëkura  e tij "po shkëlqen si e Fevziut", është fakti se ka arsye për të buzëqeshur më shumë.

Sipas Ramës, dielli po fillon të buzëqeshë mbi Shqipëri, ndërsa përmendi vaksinimin e qindra të moshuarve, që tashmë janë liruar nga frika e COVID.

"Lajmi i fundit është që unë kam bërë botox. Është lajm në mediat që i bëjnë gjithë kohën botox sondazheve të Lulit, fushatës së Lulit, partisë së Lulit dhe nuk lënë laps pa përdorur për t'i shtuar çdo ditë rrudha imazhit të Shqipërisë, për t'ja zhgarravitur çdo ditë fytyrën këtij vendi dhe për tja ekspozuar çdo ditë karikaturën e shpirtit të tyre njerëzve të këtij vendi. Unë botox?! Pse kam bërë botox?! Se i jam dukur papritur i buzëqeshur dhe lëkura ime i është dukur papritur si lëkura e Fevziut, me shkëlqim. Ka një arsye pse unë jam pak më i qeshur seç isha, ka një arsye pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, kjo nuk është botoksi, është dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipëri, dielli që shkëlqen në sytë e qindra mijëra gjyshëve dhe gjysheve që marrin vaksinën dhe marrin frymë thellë dhe takojnë nipat e mbesat", tha Rama.  

Ora 11:34
Najada Çomo: T'i japim kryeministrit mundësinë që ta bëjë Shqipërinë të buzëqeshë (VIDEO)

Kandidatja e PS për deputet në Tiranë, Najada Çomo, e pranishme në takimin elektoral në Tiranë, kërkoi votën për këtë forcë politike, duke thënë se kryeministrit Edi Rama duhet t'i jepet një mundësi për ta bërë Shqipërinë të buzëqeshi.

"Ne gratë shquhemi nga durimi për të bërë gjëra të mira. Në emër të gjithë stafeve mjekësor që përfaqësoj, i jap suportin maksimal dhe ju siguroj që do bëj më të mirën për kujdesin për jetën, Ti japim kryeministrit Rama mundësinë që ta bëjë Shqipërinë të buzëqeshi", u shpreh Çomo.

Ora 11:30
Luljeta Bozo: PS është e vetmja forcë politike që ka besuar në forcën e gruas (VIDEO)

E para në listën e PS për Tiranën, kandidatja për deputete, Luljeta Bozo, tha gjatë fjalës së saj se PS është e vetmja forcë politike që ka besuar në forcën e gruas. Ajo kërkoi votën për PS-së, pasi, sipas Bozos, do të ishte një votë për familjen dhe për të ardhmen.

"Ne jemi gjysma e shoqërisë dhe pa këtë gjysmë nuk mund të eci shoqëria. PS është e vetmja që beson te forca jonë, me vepra jo me fjalë. Në qeverinë e PS ka kaq shumë gra ministre, ka marrë politika lehtësuese për gra dhe vajza që duan të futen në tregun e punës, për t'i dhënë fund atyre shfaqjeve të shëmtuara që ndodhin herë pas here në shoqërinë tonë. Është një forcë që ka besim në fuqinë ripërtëritëse që ka gruaja. Ju ftoj të gjithave të bëjmë të pamundurën që të dalim të gjithë në votime dhe të votojmë për PS sepse votojmë për familjen tonë, për të ardhmen tonë", tha Bozo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lindita: 17/04/2021 00:22

    UNE DO TE VOTOJ per luljeta bozon,,,ajo eshte nje grua shume profesionale dhe e pakorruptueshme,,,,,sa me shume gra si luljeta na sill o rama.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari