Fjalimet e Berishës nga dritarja, Mërtiri: ‘Funerali’ i tij, tragjikomedi që i shënon fundin qesharak! Baçi: Shkojmë për t’u solidarizuar me të

Politologu Ergys Mërtiri e ka komentuar si tragjikomedi sjelljen e Sali Berishës i cili del dhe mban fjalime në dritaren e banesës ku po mbahet në arrest shtëpie me urdhër të GJKKO.

Nëpërmjet një lidhje skype për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Mërtiri tha se numri i vogël i militantëve që mblidhen poshtë banesës dhe dëgjojnë fjalimin e Berishës tregon se ky i fundit nuk është lider i opozitës dhe se përkundër asaj çfarë pretendon, në të vërtetë nuk e ka mbështetjen e popullit.

“Situata po shkon në një tragjikomedi, Berisha po luan në mënyrë qesharake duke e bërë komedi tragjedinë që ka shënuar fundin e tij. Numri i vogël i qytetarëve të mbledhur tregon se Berisha nuk është lideri i opozitës sepse ndryshe do shkundej sheshoi. Populli nuk e konsideron arrestin e Berishës si arrest të liderit të opozitës.  Ajo çfarë përpiqet të shpërfaqë kjo protestë është adhurimi për Berishën. Buron nga kulti i individit që është ngalitur tek militantët më të verbër sepse vetëm nëpërmjet kësaj mund të mbrohet Berisha sot”- tha Mërtiri.

Për Mërtirin, brohoritjet e militantëve të mbledhur poshtë dritares së Berishës janë qesharake pasi pretendohet se kreu i Rithemelimit është më i fortë se kurrë kur në fakt ka pësuar disfatë në të gjitha drejtimet.

“Ky është funerali i tij, ata njerëz kanë shkuar në varrim. Me brohorima absurde të themi se Rama po dridhet nga Berisha është totalisht jashtë normales. Unë nuk e di se kush është i verbëri, nuk është as e debatueshme, është qesharake. Berisha është telef në të gjitha drejtimet dhe këta thonë se janë më të fortë se kurrë”- shtoi politologu.

Ndërsa deputeti demokrat Luan Baçi në studion e emisionit, e cilësoi si solidarizim me situatën ku ndodhet Berisha mbledhjen e militantëve poshtë banesës së tij. Sipas deputetit këto protesta do të vazhdojnë së bashku me aksionin politik në Kuvend.

“Për mua impakti është shumë i madh aty, për të treguar solidarizimin tonë me ndalimin e padrejtë që i është bërë kryetarit të PD. Nuk shkojmë vetëm për Berishën si individ por për të si kryetar të PD-së. Derisa drejtësia t’i thërrasë mendjes për goditjet që po i bëhen opozitës në mënyrë të padrejtë. E gjithë kjo do të kthehet në boomerang. Kjo punë nuk do t’u dalë për mbarë sepse PD do vazhdojë aksionin e saj më fuqishëm. Do vazhdojmë aksionin politik në bazë e seli. Edhe në datën 15 do vazhdojmë aksionin si grup parlamentar i unifikuar”- tha deputeti Baçi.

Nga ana tjetër, analisti Lavdrim Lita tha se duhet që deputetët demokratë në vend që të flasin gjatë gjithë ditës për Sali Berishën, duhet të flasin për shqetësimet e përditshme që kanë qytetarët. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:45
I përmendi numrin e ulët të mbështetësve të Berishës, Baçi përplaset me Mërtirin: S’ke turp që llafos kodra pas bregut

 

Deputeti demokrat Luan Baçi është përplasur me politologun Ergys Mërtiri në emisionin “Studio Live” në Report Tv. Analisti Mërtiri duke iu referuar shifrave të fundit, të militantëve të mbledhur në mbështetje të Berishës e konsideroi një turp sesi kreu i Rithemelimit mbështetet nga aq pak njerëz.

Ndërsa këtij komenti të tij, i është përgjigjur ashpër deputeti Luan Baçi.

Pjesë nga debati:

Mërtiri: Unë flas çfarë ka në shesh dhe atë e shohin të gjithë

Baçi: Por ju nuk e shihni mirë

Mërtiri: Ata vetë sa janë aty 100 apo 200 veta, nuk ka rëndësi...

Luan Baçi: Janë shumë më shumë

Mërtiri: Është turp për një njeri që ka drejtuar vendin për 33 vjet dhe të mbrohet nga aq pak njerëz

Luan Baçi: Nuk të vjen turp ty që llafos kodra pas bregut

Mërtiri: Nuk bëjmë dot debat, është e tepërt

Ora 18:10
Numri i pakët i militantëve të mbledhur poshtë banesës së Berishës, Baçi: Kanë qenë 700 deri në 1 mijë vetë

 

Deputeti Luan Baçi ka debatuar sot në “Studio Live” në Report Tv me politologun Ergys Mërtiri pasi ky i fundit u shpreh se Berisha nuk është lider i opozitës pasi një numër shumë i pakët personash kanë dalë për të protestuar për arrestin e tij, duke iu referuar militantëve të mbledhur në ditët e fundit poshtë banesës së ish-kryeministrit.

“Kultin e individit e shohin të gjithë, ju që nuk e shihni jeni të verbër. Përsa i takon protestuesve, numri i tyre as 100 nuk është. Tani një lider kur e arrestojnë në mënyrë të drejtë dhe dalin më pak se 200 vetë të protestojnë, atëherë kjo do të thotë se ai person nuk ka mbështetjen e popullit”- tha Mërtiri.

Ndaj këtij arsyetimi, u përgjigj deputeti Luan Baçi i cili akuzoi Mërtirin për dezinformim dhe u shpreh se numri i personave të mbledhur në protestat e fundit dhe poshtë banesës së Berishës ka qenë 600 deri në 1 mijë vetë në ditë të ndryshme.

“E para punës je gabim se nuk kanë 100 e 200 vetë. Mos dezinformo qëllimisht, e dyta të garantoj unë se kanë qenë 600, 700 vetë deri në 1 mijë vetë. Nuk e kemi kompleksin e numrave. Janë me qindra dhe mijëra ata që janë në shtëpitë e tyre atje ku janë por janë solidarë, pavarësisht se nuk kanë mundësi kohore të jenë të pranishëm”- tha deputeti.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri