Fjalimi i Ramës/ Meçe: Foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës! Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor

 

Analisti Arben Meçe mori në shqyrtim në 'Studio Live' fjalimin e sotëm të Ramës përpara ministrave dhe deputetëve socialstë. Nga ana tjetër, sa i përket Veliajt sipas Meçes, duhet të dali në një aksion përballjeje me të vërtetën ashtu siç doli Rama.

'Rama sot foli qartë. PS ka një linjë dhe askush nuk mund të dali nga ajo. Përgjegjësia është individuale. Por kjo nuk futet dot në perceptimin popullor. Sot Rama e mori përsipër, kemi korrupsion. Dhe ky mekanizëm duhet të futet në mekanizmin e vetëkontrollit. Ju kishit sondazh, që perceptimi popullor për PS ishte gati negativ, ishte për qeverisjen dhe pika e dobët ishte korrupsioni. Tek lidershipi Ramën e nxirrnin të parin. Perceptim i qytetarëve e nxirrte që kjo qeverisje ishte e korruptuar, lideri jo. Dhe lideri duhet si lokomotiv të tërheqi të gjithë masën. Kushdo që shkel ligjin është i detyruar të mbrojë veten në mënyrë individuale.

Tani them, ne tashmë duhet të ndajmë drejtimin politik nga përgjegjësia individuale. Nëse sheh gjithë mitingjet tentojnë të bashkojnë përgjegjësinë individuale me përgjegjësinë politike. Sot këtë gjë e kanë ngarkuar tek Erioni. Dhe thonë Erion Veliaj ka probleme me SPAK. Nuk është e vërtetë.

Veliaj ka detyrë që këtë perceptim, që tani që SPAK i ka nxjerrë në sipërfaqe problematika. Nuk duhet të ecësh me faktin që kam bërë Tiranën, por ai tjetri thotë ke vjedhur. Po po, ti ke fituar zgjedhjet, por të dolën 5 drejtorë që kanë vjedhur. Nuk mund të mbrohesh tani me atë ç’ke bërë por me atë situatë që ka dalë në dritë të diellit. Në gjykimin tim, që situata e re kërkon me doemos një aksion të ri politik që ndryshon, Rama reagoi menjëherë. A ishte normale kjo mbledhje sot? Jo. Dhe Veliaj që është numri dy i PS duhet të dal me një aksion që të distancohet', tha Meçe. 


Lajmi kryesor:

Protesta te Bashkia/ Romina Kuko: Kopje e shëmtuar e skenave në Kuvend, s’pranojnë dorën e bashkëpunimit! Keqardhje që politikanët e rinj ‘luftojnë’ me molotovë


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike