Fjalimi i shumëpritur i Ditës së Fitores, mos ndoshta Putin sapo ‘pranoi’ një disfatë?

Fjalimi i shumëpritur i Ditës së Fitores, mos ndoshta Putin sapo ‘pranoi’ një disfatë?

Vladimir Putin gjatë ceremonive për shënimin e Ditës së Fitores në 9 maj

9 maji ishte një datë e shënuar në kalendar prej shumë javësh, e shënuar me një rreth të kuq alarmi.

Por mesa duket ‘fjalimi i fitores’ së Vladimir Putin rezultoi  të ishte vetëm një 'ankim' kundër NATO-s.

Fjalimi që presidenti rus lexoi mëngjesin e 9 majit, para paradës së automjeteve ushtarake, ngjalli habi për të pathënat dhe për tonet që u konsideruan pothuajse si “të matura", si dhe për pranimet e para për humbjet e rënda të ushtarëve.

Ndërkohë amerikanët thonë se: "Ne dëgjuam të njëjtat gënjeshtra, të njëjtat gënjeshtra, të njëjtat gënjeshtra, për sa i përket retorikës, që dëgjuam që në fillim", u shpreh Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Fakti që Putini nuk shpalli mobilizim të përgjithshëm apo nuk iu referua armëve atomike mund të jetë një sinjal pozitiv, por në vetvete nuk sjell ende një zgjidhje për konfliktin në një kohë që akuzat dhe kundërakuzat e "nazizmit" që presidenti rus dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdojnë të shkëmbejnë me njëri-tjetrin, e bënë zgjidhjen konfliktit edhe më të komplikuar./Përshtati nga Corriere, Shqiptarja.com

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani