TIRANË- Babai i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është ndarë nga jeta. Nga burgu i ka shkruar një letër prekëse me fjalët e fundit për të, teksa e pyet përse e mori me nxitim rrugën e fundit. Tahiri i shkruan se i bëri dhuratën e madhe duke e bërë burrë ndërsa guxon t'i shkruajë "Të dua shumë", të cilën s'ja thoshte dot kur e kishte pranë pasi i vinte zor. Ish ministri i Brendshëm ka marrë leje për 48 orë për t'i dhënë lamtumirën e fundit të atit. Letra ishte prekse, shkruar nga qelia, ku Tahiri gjeti guximin për t'i thënë atë qe ndjente në shpirt babait të tij, prej të cilit stepej nga turpi.
“O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart! Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne. Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:
Të dua shume Ba! Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim. Përgjithmonë!” – shkroi Tahiri.
Letra është shpërndarë në rrjetin social të ish ministrit të Brendshëm ku shfaqen të dy prindërit me djalin e tij të vogël, i cili i ka hedhur duart në qafë gjyshit që u nda nga jeta. Tahiri ndodhet pas hekurave pasi më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, e dënoi me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".
Postimi i Saimir Tahirit
Sot u njoftua se është ndarë nga jeta babai i Saimir Tahirit. Ish ministri ka bërë kërkesë dhe nesër do të dalë për disa orë nga burgu për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Bashkim Tahiri.
Ngushellime Saimir ti rroni ju babait e dalc sa me shpejt nga ai ferr!!
PërgjigjuTe beren kurban por nuk eshte ora per keto . Ngushellime familjes per humbjen.
PërgjigjuNgushëllime familjes
PërgjigjuFatkeqsi i ra ta percjelli babain nga bugu. Ky ishte me i miri nga ata te ps. Gjynah. Ngushellime familjes
PërgjigjuKy ishte me i miri me 3 milion euro pasuri te tjeret kushedi sa kane bere
cojeni te varrose babane...
PërgjigjuNgushëllime familjes!
Përgjigju