Fjalori i Doganës, një libër i munguar në bibliotekat tona

Fjalori i Doganës, një libër  i munguar në bibliotekat tona

Eridiani me botuesin Ndriçim Kulla

Dija dhe përvoja njerëzore e ka pasur gjithmonë të nevojshme të organizohet e të strukturohet nëpërmjet enciklopedive, për ta trashëguar njohjen dhe informacionin që ajo zotëron, ndër brezat e ardhshëm në të gjitha vendet dhe popujt. Kjo trashëgimi njerëzore nisi të organizohet nëpërmjet fjalorëve të fushave përkatëse. Koha tregoi se nuk mund të kufizohesh me fjalorë të përgjithshëm, praktikat e reja kërkojnë përvojën e dijes edhe në fusha të ndryshme që përçon rrjedhimisht nevojën e fjalorëve ndërdisiplinorë.

Nëpunësi i ri i doganës, Eridian Leskaj, njohës i mirë i gjuhës angleze dhe ekonomist në profesion, e kishte shpesh të vështirë të kuptonte disa terma të reja në dokumentet e eksportit dhe importit të mallrave. E, kryesisht ato të transportit detar, nuk mundej ti kuptonte. I duhej të kërkonte e të hulumtonte për të kuptuar kontekstin e tyre.

I riu i përkushtuar ndaj punës, mori guximin dhe nisi punën për një fjalor të kuptueshëm për të gjithë punonjësit e administratës doganore, për ndërmjetësit doganorë, tregtarët, transportuesit dhe ekonomistët.

Historia e hartimit të fjalorëve i ka rrënjët në lashtësinë e hershme, e më pas në gjysmën e shekullit të 18-të, me fjalorin dyvëllimsh të Samuel Xhonsonit, e më pas në fundin e shekullit të 19-të, me fjalorin e njëmbëdhjetë vëllimeve, të Oksfordit, i hartuar prej Xhejms Myreit, i cili vazhdon të plotësohet deri më tani.

Fjalori i Eridianit, do të jetë themel bazë për hartimin e fjalorëve të tjerë akoma më të plotësuar dhe bashkëkohorë. Ky fjalor do të risë vlerësimin e tij nga dita në ditë si domosdoshmëri e komunikimit profesional dhe shkencor. Është fjalori i parë i këtij lloji që përfshin terminologjinë e saktë profesionale, në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë dhe jetës së vendit dhe standardeve të kohës, duke qenë para së gjithash regjistratorë të termave profesionalë e shkencorë në ndryshim.

Eridian Leskaj, autori i fjalorit

Fjalori teknik i termave doganorë është pjesë sintetike e një fjalori enciklopedik, si një risi e re për doganat duke e ngritur punën nga amatorizmi në profesionalizëm si dhe është një guidë e mirë për të rinjtë. Fjalori standardizon dhe vë mbi bazë profesionale jo vetëm lëmin që lëvron, por unifikon termat e doganës me Gjuhën Standarte të vendit tonë.

Eridiani kishte ndërtuar më parë një listë të gjatë fjalësh, termash dhe shprehjesh profesionale të përzgjedhura dhe të përmbledhura me kujdes prej mëse tre vitesh, duke u përpjekur t’u qëndronte korrekt parimeve të ndërtimit të fjalorëve, për t’i sjellë ato në gjuhën e bukur amtare të shqipes.

Gjithashtu për realizimin e këtij fjalori ai, u konsultua dhe bashkëpunoi edhe më kolegë të tjerë të doganave të vendit. I një rëndësie të veçantë ishte dhe bashkëpunimi me shtëpinë botuese “Plejad”, një nga më prestigjiozet në vendin tonë, e cila ka një staf të kompletuar në të gjitha fushat e botimeve. Ardhja e një libri do të thoshte presidenti i kësaj shtëpie botuese Ndriçim Kulla, sjell për endin më shumë dije, më shumë kulturë dhe identitet: duke futur në fjalorin e gjuhës shqipe dhe dukuri të reja profesionale dhe shkencore.

Ky fjalor ndër vite do të vazhdojë të plotësohet dhe pasurohet me ide dhe terma të reja dhe bashkëkohore që i përkasin të ardhmes më të përparuar, duke ndjekur me seriozitet, zhvillimin ekonomik, profesional, dhe shkencor të këtyre sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë. Gjatë promovimit të librit që u bë pak ditë më parë diskutantët si Artan Hoxha, studiuesi Ndriçim Kulla, Bujar Leskaj, përkthyesja, Vasilika Sherifi, dr. Robert Kosova, etj, vunë në dukje vlerat e këtij libri specifik dhe mjaft të nevojshëm, për lexuesin dhe bibliotekën shqiptare.

 


Fjalori teknik i termave doganorë i hartuar nga Eridian Leskaj

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrota: 28/05/2019 08:48

    Bravo bravo bravo .... ridi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë