Fjodora Fjora tregon realitetin
e revistave në “Rreze Dielli”

Fjodora Fjora tregon realitetin <br />e revistave në “Rreze Dielli”
Tematikat dhe personazhet në emisionin “Rreze Dielli” në A1 Report janë të larmishme.

Këtë radhë e ftuara e moderatores Anjeza Maja ka qenë kryeredaktorja e revistës “Jeta”, Fjodora Fjora. Tema mbi të cilën u diskutua kishte të bënte me revistat e përmuajshme.

Sipas Fjorës periudha më e mirë për shitjen e revistave është padyshim vera.

Ky fenomen sipas saj vjen si rezultat i kopertinave më interesante që fokusohen më shumë tek personazhi dhe tek pushimet, por edhe për shkak të shpërndarjes në shitjen e tyre.

“Është më e thjeshtë të shitet revista në periudhën e verës pasi ato shiten në mjedise të hapura dhe gjatë vjeshtës dhe kohës me shi nuk ka të njëjtin intensitet,”-është shprehur Fjora.

Përsa i përket periudhës së vjeshtës kryeredaktorja e revistës “Jeta” theksoi se fillimi i sezonit të ri televiziv, projektet, angazhimet  e personazheve të ndryshëm bëjnë që të ketë më shumë interes për to.

Fjodora tha se personazhet që pëlqehen dhe shesin më shumë janë këngëtaret, duke përmendur emra si Elvana Gjata, Aurela Gaçe por edhe personazhe si Amarda Toska, Alketa Vejsiu etj.

Temat që përzgjidhen për revistat janë të tilla që mund të rezistojnë në kohë dhe nuk preken drejtpërdrejtë nga faktori aktualitet, që mund të kenë suplementet.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)