Fjolla Morina largohet nga Kosova
S'po arratisem nga babai i fëmijës

Fjolla Morina largohet nga Kosova<br />S'po arratisem nga babai i fëmijës
Pas publikimit në media të një lajmi që thoshte se Fjolla Morina u dhunua nga ish-i dashuri dhe njëkohësisht babai i vajzës së saj 2-muajshe, Alayah, dhe nga e fejuara e tij, në një qendër tregtare në Prishtinë, këngëtarja kosovare u largua nga Kosova.

Nga shumë persona, largimi i saj u komentua si arratisje nga incidenti dhe për këtë arsye Morina ka sqaruar njëherë e mirë në Instagram.  “SQARIM: Për portalet që shkruajnë që unë u arratisa pas incidentit po ju shuaj kuriozitetin :) Thjesht e kisha vendosur më parë të ikja me pushime dhe nuk kam ndërmend të largohem nga planet e mia pse ndodhi një incident i tillë,” ka shkruar ajo duke iu referuar lajmeve që shkruanin se u largua nga vendi pasi ndihej e kërcënuar nga ish i dashuri.

“Fjolla është më e fortë se kurrë në këto momente :) Dy persona të ulët do ndëshkohen për këtë veprim pasi drejtësia do vihet në vend! Falenderoj të gjithë ato që më kanë përkrahur,” ka vijuar më tej deklarata e saj në Instagram, e cila nënkupton se Morina ka ngritur një padi për babain e vajzës së saj, Flamur Ademin dhe të fejuarën e tij. 
fjolla morina
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi